Përdorimi i biçikletës është padyshim një nga metodat më ekonomike dhe të shëndetshme për të qarkulluar në rrugë. Në vijim po ju listojmë disa prej dobive që sjell në shëndet përdorimi i biçikletës gjatë përditshmërisë.
Dobitë që sjell në shëndet përdorimi i biçikletës:
• Përdorimi i biçikletës konsiderohet si një aktivitet fizik i moderuar, i dobishëm njëherësh si për shëndetin, ashtu edhe për mjedisin.
• Përdorimi i biçikletës zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, infarktin, si dhe diabetin tip 2.
• Ruan dhe rrit forcën, përkulshmërinë, rezistencën dhe densitetin e kockave.
• Zvogëlon rrezikun e rrëzimeve në moshën e tretë.
• Përmirëson shëndetin mendor dhe humorin, lehtëson simptomat e depresionit, stresit dhe ankthit.
• Rrit masën muskulore.
• Forcon muskujt duke zvogëluar mundësinë e një rrëzimi, forcon strukturën kockore në tërësi dhe ndihmon për të qenë më të fortë fizikisht.
• Zhvillon aftësitë e fëmijëve për t’u socializuar, krijon një imazh vetjak pozitiv tek gratë, sjell më shumë vetëvlerësim tek fëmijët dhe të rriturit, teksa përmirëson dukshëm cilësinë e jetës, shkruan Dita.
• Tashmë është vërtetuar se aktiviteti fizik pasohet me sjellje të tjera të shëndetshme, si: ushqyerje të shëndetshme dhe mospirje të duhanit, teksa mund të përdoret për të arritur ndryshime të tjera të sjelljes në lidhje me mbrojtjen e shëndetit.
p.k/dita

Një mesazh miqësor për qytetarët të cilët nuk kanë mardhënie të ngushtë me biçikletën për arsye të nryshme i them: fillo sa më shpejt të jetë e mundur,për përdorimin e saj, do Ju jetë mirnjohës pothuajse i gjithë Organizmi,aq përfitime kemi.Makinat vërtetë janë të nevojshme për përditshmërinë tonë, por ç’do njëri nga ne, për ato momente ku shërbimi i makinës nuk është i domosdoshëm,të zëvendësohet me alternativën më të dobishme biçikletën. Unë jam një përdorues i rregullt dhe e vlersoj shumë.Ata që nuk e kanë provuar do të më kujtojnë. Ndoshta të gjithë e mendojnë por pak e provojnë.
Ja cfar mund tju them per perdorimin e bicikletes .Ne femijeri e kishja pasjon. Enderroja te levizja me biciklet . Kushtet ku vendi nuk dispononte te tilla si dhe fukaralluku na detyronte te kerkonim per te ber nga nje xhire tek ata qe i kishin mundesit .Ne vitet 1962 arriti babai te merrte nje nga fondi i ndermarjes .U gezova mbasi kur nuk shkonte ne pun babai une e kaloja gjith diten me shoket e mi duke shetitur neper lagje .Endra u be realitwet ne 1982 ku fillova qe levizjet te beja me biciklet .Babai vazhdonte programin e tij dhe une me nderprerje per shkak se u largova me 1993, e fillova perseri ne 2002 .Nga 2002 e deri tani leviz vetem me biciklet . Nga e hena ne te shtune shkoj e kthehem nga puna duke bere 18 km .
Cfar me ndodhi . Shkova te bej nje test per zemren mbasi kishja 25 vite pa u kontrolluar .Doktori mbasi mbaroj testin ,duke qeshur me tha .Ti spaske patur nevoj per mua pse erdhe .Doktor kam 25 vite pa ber nje test per zemren . Degjova, nga kshillat e mjekut Topi, se duhet ber tes zemre te pakten nje her ne 3 vjet .Jo me tha . behet fjal per ata qe jan te deklaruar ose ndjen nje shqetsim . Ti ndihen gje . Jo ju pergjigja .Merri te dhenat dhe hajde perseri mbas 25 viteve .Degjo mos hiq dor nga bicikleta se ke ter te ardhur me shpejt tek une .
E gjith kjo histori per tju treguar se cfar mjeku kemi ne dispozicjon dhe nuk e vlersojm .Gjyshi rrojti deri 77 ,babai 92 dhe un shpresoj me shum .Bicikleten e kam si pjes te trupit dhe nuk e ndaj kudo qe shkoj .
Un dua te ha, keni buk ktu ju?