Arta Dobroshi është prezantuar në ceremoninë e Akademisë Evropiane të Filmit në Berlin, ku dhe ka fituar çmim. Kjo ceremoni është një ndër më të mëdhatë në botën e filmit, është Oscar-i i Evropës.
Para se ta prezantonte çmimin, fjalët e para të Dobroshit ishin në shqip. Është hera e parë që flitet shqip në këtë ceremoni. Dobroshi para publikut, përshëndeti Akademinë Evropiane të Filmit nga i gjithë populli i Kosovës. ”Keni shumë të fala nga i gjithë populli i Kosovës”.
Ndër pjesëmarrësit tjerë ishin edhe: Kristin Scott Thomas, Diane Kruger, Christopher Lambert etj. Regjisori Pedro Almadovar, Kompozitori Ennio Morricone dhe Catherine Deneuve u nderuan në këtë ceremoni. / Koha.net

ky qe ka votuar “asnje ndjesi” do jete f.lubonja,haha..
edhe une keshtu votova i dashur qazim, skam pse te emocionohem per nje kosovare qe sdo me ja dijte per kosoven e per shqipnine
E pse ather paska fol shqip ( nuk besoj që Arta është si do politikan që nuk din as shqip mir e le ma ndonjë gjuh tjeter)
hipokrizia e ketyre dy komentusve sdo koment!bravo Arta ,me pershendetjen tende ne gjuhen shqipe,me gjuhen e nenes i ke nderu te gjithe shqiptaret e vertete .Ti je shqiptare e vertet dhe nuk e mohon kombin tend!A mua po me duket apo disa ketu nuk ta kane “kuptuar”gjuhen!!!!
Arta është një aktore që duhet vlerësuar për talentin dhe respektuar për figurën e saj në përgjithësi. Nuk e kuptoj pse duhet shkruar keq për shqiptarë që na nderojnë në botë.