Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka komentuar situatën e fundit zgjedhore dhe është ndalur në mënyrë specifike në çështjen e ndryshimit të balancave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Kjo puna e KQZ dhe KZAZ me duket se po trashet dhe po shkon jashtë cdo logjike…nëse zgjedhjet paraqiten me probleme do duhet t’i kërkohet llogari opozitës për standardet. Tani është opozita në maxhorancë në KQZ dhe mesa duket po kërkon të ketë dhe shumicë absolute në disa KZAZ…”, u shpreh Doda në një koment në Facebook. Sipas saj, ky duhet të jetë një rast “sui generis” ku opozita është përgjegjëse për mbarëvajtjen administrative të zgjedhjeve. “Meqenëse zyrtarët politikë të LSI u tërhoqën nga çdo nivel përfaqësimi zyrtar nuk do ishte e udhës të jepte dorëheqjen edhe përfaqësuesi i KQZ, në respekt të përfundimit të kontratës me PD?”, shtron pyetjen Doda.
eh moj buÇe moj buÇe
Injorante 24 karat qe nuk njeh elementet baze te ligjit. E fiton me ligj LSI anetarin nuk ja jep koalicioni o kokrra e d….s.