Doda, kritika Bashës: Biseda me sindikata

anazapta

Mesila Doda nuk e ka përkrahur zgjedhjen Lulzim Bashës në krye të PD-së qysh në krye të herës. Në këtë rast, ajo nuk është aspak dakord me bojkotin e Kuvendit, duke thënë se politika po vdes nga pak për ditë. Në një status në Facebook, ajo shkruan: “Në vendin tonë, politika po vdes nga pak e përditë. Të fortët e mazhorancës janë vërsulur e po bëjnë opozitarët e qeverisë së tyre, LSI deklaron se po bën opozitën, ndërsa ka pjesë të rëndësishme në qeverisje dhe vendimmarrje, ndërsa ligjet miratohen si tulla muratori…e djathta organizon bisedime me sindikatat…”- shkruan Doda. Deputetja e Fierit, Mesila Doda, është një zë kundërshtar i kreut Basha, duke qenë më parë në grupin e deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi. Ajo e thotë fjalën e saj sa herë shikon që nuk funksionon strategjia e opozitës. Për këtë shkak, kreu i partisë, Basha, e ka shmangur thuajse fare dhe shumë shpejt pritet të mos jetë as në forumet drejtuese të partisë.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *