Doda: Në Parlament bojkot, bashki-qeveri bashkëpunojnë?!

redaktor

Mesila Doda, ngre pikëpyetje për bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës me Prefekturën për mbylljen e Tregut tek ish- Uzina Dinamo.

Ja si shprehet Doda ne FB: Opozita nuk do të jetë në parlament, në shenjë mospajtimi ndaj pranisë dhe fuqisë së krimit në Parlamentin e Shqipërisë.
Sot një grup i përbashkët nga Prefektura dhe Bashkia e Tiranës kane ndërhyrë për të hequr nga ambientet e ish-uzinës Dinamo tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë ambient. Personalisht nuk kam qenë ndonjëherë pro këtyre strukturave të shërbimit, por ajo çka sot nuk ja gjej dot përgjigjen dhe që është një pikëpyetje e madhe për mua personalisht është kjo: cili element bën që të gjehet menjëherë një gjuhë e përbashkët e forcave politike kundërshtare, një gjuhë që nuk mund të gjehet në parlament e as në struktura të tjera institucionale, veçanërisht në këto momente?”, përfundon Doda.

Share This Article
15 Comments
  • Ene une nuk jam tue e kuptue kete Zoje.Eshte e shqetesueme :
    Perse gjendet gjuha e perbashket apo perse nuk gjendet gjuha e perbashket…
    Per mue kjo varet se çfare kane fute ne goje keta trima…!

    • Kur interesat perputhen, interesaxhinjte kapen doreperdore si yllkat e pafajshme qumeshtore; kur eshte lufte per te kapur skeptrin e pushtetit, rrembejne hunin e drunin. Duhen varur te palma e bulevardit, sic eshte shprehur dikush dikur..

  • C’fare problemi ke o D(OSA)ODA, nuk po gjen dot elementin qe bashkon du forcat e kunderta politike? KI kujdes se me duket se te dyja palet po bejne PLAN per te te VARUR TY tek PALMAT e MINISTRISE.

  • Po pse kaq te veshtire e ke ta kuptosh moj Mesila. Tek dinamo planifikohet te ndertohen komplekse me pallate. Shume po shume para. Per para ne jo gjuhen qe e gjejme por bejme edhe dashuri bashke pavaresisht se ne televizor zihemi, por ajo eshte show per delet (popullin). Ti e di mire por ben sikur se di qe te dalesh edhe ti ne televizor dhe neper gazeta kur flet per keto gjera te cilat intelektualet i therin deri ne palce. Jo se jam pro mizerabilitetit te tregut eeee.

  • Filosidiotessa , porcha missicha e’ arrabiatta perche Prefectura e municipio di Tirana trovino
    punti comuni per problemi conccreti di ambienti del territorio.
    Siete abondanati dal popollo e che le struture di baze fanno bene non sentirsi te e tuei
    deputati.

  • Mesiles duhet t’i vije turp per keto deklarata, gjoja eshte dhe intelektuale… por ne fakt ka tregu dhe vazhdon te tregoje se eshte kamikaze e nje mafiozi qe po i terheq prej hundesh per interesat e tij personale!
    Si nuk kane pak turp keta deputet qe ja lejojne nje mafiozi te sakrifikojne dinjitetin e tyre per interesat e nje familjeje qe vetem krime ka bere, si ka mundesi qe intelektual te rinje ne moshe behen pale me nje ish komunist, me nje intrigant qe vetem shpif dhe fabrikon poshtersi, si ka mundesi qe keta palo deputet te bihen preh dhe t’i sherbejne nje mafiozi????
    Turp t’ju vije, jeni votuar te mboni interesat e votuesve qe per 8-te vite i varferuat dhe i arritet qe te marrin buken me liste…turp t’ju vije qe mbroni milionat e vjedhura te klaneve berishiane…dhe nuk depatoni per interesat e elektoratit.
    Turp per ty Mesila Doda qe shfaqesh si biba laura vorpsi!

  • Pushteti lokal ka detyre t’u sherbeje qytetareve dhe jo te merret me politike. Ne nje vend te vertete ku funsionon demokracia, partite politike nuk perzihen fare ne zgjedhjet lokale, pra nuk fusin hundet ne pushtetin lokal, qe do te thote ne jeten e perditshme te njerezve. Por perfaqesuesit e popullit ne Shqiperi jane si Mesila, “too blond to be member of parliament”

    Arber – Canada

  • Manastir! Italishtja jote eshte si shqipja Mark Ukut. Prefectura-Prefettura
    Conccreti-Concreti
    Abondanati-Abbandonati
    Me thjeshte ne gjuhen amtare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *