Këtë të premte është krijuar një rradhë e madhe në doganën e Kapshticës pasi serverat nuk po punojnë.
Sipas lajmit të bërë publik nga një numër televizionesh informative, kamionët e mallrave dhe mjetet e tjera të ngjashme të mëdha të transportit kane probleme me zhdoganimin prej gati 6 orësh në hyrje të Shqipërisë nga Greqia.
Meqë serverat e dëmtuar janë ata të doganës shqiptare, lëvizja nga Shqipëria në Greqi nuk ka probleme dhe po vazhdon normalisht.
e.ll./dita

Fiken radaret bien serverat kur dikkush ka nje transport me mall te ndalur me kaluar…