Shkeljet, Dogana Elbasan vjel detyrimin doganor të munguar të Kurum

anazapta

Dega e doganës Elbasan vjel detyrimin doganor të munguar për shkeljen administrative të konstatuar në magazinën doganore të kompanisë KURUM.

“Dega e Doganës Elbasan, me datë 10.10.2013, për shkeljet e konstatuara gjatë kontrollit të magazinës doganore të kompanisë “Kurum Internacional” ka marrë vendimet nr.138, 139 dhe 140, ku penalizon për kundërvajtje administrative këtë kompani me 72.244.585 lek detyrim doganor të munguar si dhe 216.733.755 lek penalitete. Në total 288.978.340 lek. Dega e Doganës Elbasan ka vjelë tashmë shumën e detyrimit doganor të munguar. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po vazhdon me rigorozitet procedurat për vjeljen e penaliteteve. Administrata Doganore shpreh vendosmërinë e saj për ndëshkimin e çdo shkelje të legjislacionit doganor”, thuhet në një njoftim të shpërndarë nga Drejtoria e Doganave.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *