Doganat bllokojnë “Kurum”, zhdukën 4 mijë tonë hekur

editor

Drejtoresha e re e Doganave, Elisa Spiropali ka vijuar me një aksion tjetër dje në drejtim të antikontrabandës duke bllokuar magazinën doganore të kompanisë “Kurum”, pasi dyshohet se në të mungon një sasi prej 4 mijë tonësh hekur e pazhdoganuar. Burime të antikontrabandës thanë se sasia e hekurit ka dalë jashtë magazinës në kundërshtim me ligjet dhe aktet normative në fuqi. Dyshohet se subjekti me këtë veprim ka shmangur pagesën e TVSH-së në vlerën e 450 mijë eurove. Ndaj kompanisë “Kurum” ka nisur një proces hetimi rreth shkeljeve të mundshme. Nëse faktohet kjo shkelje, subjekti do detyrohet të paguajë jo vetëm detyrimin doganor të papaguar në vlerë 450 mijë euro, por dhe sanksione në vlerën 1.4 milion euro. Në ditën e saj të punës, Spiropali nëpërmjet antikontrabandës bllokoi rreth 4 mijë tonë naftë në Lezhë. Por ish-drejtori i përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymishka tha se sasia e bllokuar ka qenë e deklaruar në autoritetet doganore dhe brenda afateve ligjore që parashikon Kodi Doganor për pagesën e detyrimeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *