Crown Agents po ndërmerr një fushatë ndërgjegjësimi me biznesin: “Të gjitha detyrimet e akcizës duhet të paguhen”. Taksa e akcizës, është shumë e rëndësishme pasi është një ndër kontribuesit kryesorë dhe përfae qësojnë të ardhurat më kryesore për qeverinë shqiptare. Në një konferencë të përbashkët me kreun e doganave Elisa Spirolapi dhe zv/ministrin e Financave Ervin Mete, drejtuesi për asistencën në dogana të Croun Agent, David Smith sqaroi se fushata do të nisë fillimisht me infomimin e të gjitha bizneseve të akcisës dhe ka për synim kontrollin dhe evidentimin e rasteve të shmangies së pagesës së akcizës nga subjektet, ndërsa shtoi se ato që nuk respektojnë ligjin do të përballen me pasojat legjislative.
“Qëllimi është që t’i japim një kopje të dokumentit të ndërgjegjësimit të akcizës. Dokumenti përcakton detyrimet që të gjithë subjektet të kenë informacionin si të përmbushin detyrimet” saktësoi zoti Smith, përfaqësues i Crown Agents. Sipas David Smith gjatë periudhës Mars-Maj janë zbuluar 350 subjekte që i shmangen pagesës së akcizës. “ Duhet që të sqarohet se 350 rastet e zbulimit janë zbuluar nga Crown Agents dhe inspektorët e doganave. Këto evidentime janë bërë nga mesi i Marsit dhe fundi i Majit që ishte edhe periudha e testit të riskut. Dhe qëllimi i kësaj faze të testimit të riskut, ka qenë për të evidentuar sistemet ku zbatohet ose jo ligji. Pra nuk ishte një fushatë për të mbledhur shifra por për të evidentuar fusha ku nuk ka zbatueshmëri dhe ku të zhvillojmë punën.” tha Smith.
Sipas tij Croën Agents do të jenë pjesë e çdo aksioni të doganave shqiptare, duke shtuar se në procedim të specialistëve britanikë është një kompani që sipas tij ka vite që i shmanget detyrimeve, por që nuk dha emër. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali tha se kontrollet do të realizohen nga grupet operative në pikat doganore kufitare dhe në ambientet ku mallrat e akcizës tregtohen me pakicë, ndërsa shpjegoi se si do të kryhen kontrollet.
“Crown Agent do të vizitojnë një numër të madh të subjekteve të akcisës. Grupet do t’i pajisin subjektet me një dokument informues për pajtueshmërinë ligjore. Në javët në vazhdim kontrollet do intensifikiohen. Mënyra dhe strukturimi i kontrolleve do të jetë fleksibël në varësi të rezultateve të konstatuara”, u shpreh Spiropali. Ajo tha se qëllimi i kësaj fushate është identifikimi i shkeljeve dhe i subjekteve që veprojnë në kundërshtim me ligjin, ndërsa veçoi si objektiv përçimin e një mesazhi të qartë për të gjitha subjektet e akcisës: “Të rregullojnë funksionimin e tyre në varësi të ligjit”. Ndërkohë e pyetur nga gazetarët se cilat do të jenë subjektet që do të kontrollohen gjatë kësaj fushate, Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali theksoi se në fokus do të jenë të gjithë subjeket, si ato të regjistruara, dhe ato të paregjistruara.
Ajo theksoi se rritja e taksës së akcizës është një risk për rritjen e evazionit fiskal, por shtoi se në 8 muaj të ardhurat nga akciza janë rritur me 15%. “Të gjitha subjektet e licencuara dhe që janë pjesë e regjistrin si dhe subjektet e paregjistruara do kontrollohen. Akciza është një nga taksat që me rritjen e saj ka risk të madh evazioni. Të ardhurat nga akciza janë rritur me 15% në 8 muaj. Unë besoj se në këtë fushatë të zbatimit të ligjit ne do të kemi një rritje të konsiderueshme të zbatueshmërisë ligjore dhe pagesës së detyrimeve.” tha Elisa Spiropali. Ndërsa zëvendësministri i Financave, Ervin Mete solli në vëmendje lehtësirat që ka sjellë qeveria për biznesit, për të cilat u shpreh se duhet të ecin paralelisht me zbatimin rigoroz të ligjit. Ai tha se qëllim mbetet krijimi i një terreni të barabartë ku zbatuesit e ligjit të mos sulmohen nga informaliteti. Ndërsa ritheksoi të ardhurat e lartura që ka mbledhur administrate e Financave e Doganave në krahasim me një vit më parë.
Ku do të përqendrohet fushata
Fushata do të targetojë tregtinë e paligjshme, luftën kundër kontrabandës ndërkufitare, identifikimin e subjekteve të paregjistruara që tregtojnë me shumicë ose pakicë. Këto objektiva do të realizohen përmes grupeve operative, të cilat do të shtrijnë veprimtarinë e tyre në pikat doganore kufitare, në magazinat fiskale të furnitorëve, si dhe në ambjentet ku mallrat e akcizës tregtohen me pakicë. Grupet Operative të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të “Croëw Agents” do të vizitojnë një numër të madh subjektesh akcize. Ky hap i parë shërben për t’u siguruar që subjektet e regjistruara të akcizës janë në dijeni të detyrimeve të tyre. Njëkohësisht, Grupet Operative do t’i pajisin këto subjekte me një Dokument Informues: Pajtueshmëria Ligjore. Në javët në vazhdim kontrollet e ndërmarra nga grupet e përbashkëta operative do të vijnë duke u intensifikuar si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë operativ. Mënyra dhe strukturimi i operimit dhe kontrolleve do të jenë fleksibël në varësi të gjetjeve dhe rezultateve të konstatuara nga grupet operative.
