Doganat me probleme, borxhi po rritet

Saimir Lleshi

Auditi i Brendshëm në dogana në një analizë të punës për 6-mujorin e parë të këtij viti ka evidentuar se, treguesit e nivelit së degëve doganore të audituara nuk janë në nivele pozitive, ku treguesi i saj kryesor ”të ardhurat” gjatë periudhës së audituar paraqitet me mosrealizim.

Në raportin zyrtar të auditit rezulton se, “treguesit e borxhit doganor janë në shifra jashtëzakonisht të larta”. Më tej në raport thuhet se, ecuria e arkëtimit të tij është tepër e ulët.

Për këtë qëllim, auditi i brendshëm i doganave rekomandon se, duhet të shtohet bashkëpunimi me strukturat dhe të këmbëngulet në konkretizimin e marrëveshjeve midis Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Tatime, Zyrave të Pasurive të Paluajtshme, bankave të nivelit të dytë dhe zyrave të përmbarimit, pse jo të kërkohet bashkëpunimi me përmbaruesit privatë.

Raporti i auditit konstaton një sërë rastesh, kur në praktikat doganore dokumentacioni bashkëngjitur nuk e justifikon përdorimin në vlerësimin doganor të metodës së transaksionit dhe nga ana e doganës nuk janë aplikuar vlerat e të dhënave të disponueshme ose janë aplikuar vlera më të ulëta se këto të dhëna.

Janë konstatuar llogaritje gabim të koeficienteve të rregullimit, Mosplotësim i praktikave doganore me librezat e mjeteve apo certifikatave të peshimit bosh (tara) të mjeteve me qëllim përcaktimin e saktë të peshës bosh të mjetit, të kapacitetit mbajtës të tij, si për efekt të llogaritjes së shpenzimeve të transportit ashtu edhe të verifikimit të saktësisë së vendosjes manualisht të peshës së tarës nga ana e doganierëve të peshimit në momentin e peshimit të këtyre mjeteve në kufi.

Sistemi i funksionimit dhe i mbikëqyrjes së regjimit të përpunimit aktiv në përgjithësi ofron siguri,por ka mangësi si në drejtim të organizimit të punës, të mbikëqyrjes së subjekteve ashtu edhe në administrimin e dokumentacionit, thuhet në raport.

Mbikëqyrja e magazinave doganore nga një doganier i vetëm dhe ky njëkohësisht i ngarkuar edhe me mbikëqyrjen e subjekteve të tjera që operojnë nën regjimin e përpunimit aktiv/lejimit të përkohshëm, përbën një ngarkesë të madhe përsa i përket verifikimeve fizike periodike, vlerëson auditi i brendshëm i doganave. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • Diletanteeeeee….Ja kush jane qeveria e Rames…Ndihem i turperuar qe qeveria Socialiste eshte ne kete fare diletantizmi, ne dore te njerezve te paafte, megallomane dhe arrogante…
    Po KRM.a c’fare thote, do te vere ndonje zoge te re aty tek doganat???

  • Jo,jo,jo…!! nuk behet fjale per kalime te paligjeshme,kontrabande apo falsifikime pa dijenine e administrates doganore dhe deri lart….ne majen e hierarkise…Te gjitha sa siper thote shkrimi i mesiperm jane privilegje,atribute te nje grupi njerezish te cilet ne bashkepunim me administraten,bejne namin,presin para me gershere nepermjet korrupsionit te pandalshem.
    Persa i perket biznesit te paster te vegjelise te cilet shoqerohen me dokumenta absolutisht te pastra,ndaj tyre behet presion i jashtezakonshem nepermjet referencave dhe se,nga ana e administrates se doganave nuk behet asnje perpjekje kompetente per te kenduar letrat sic jane,per t’i verifikuar nepermjet drejtorise perkatese te Hetimit Doganor ne DPD…dhe e dini pse,sepse presioni maximal bie mbi vegjeline i cili e ha buken me gjak dhe jo mbi pasunaret super te korruptuar te shqiperise te cilet kane profesion te nderrojne flamujt partiak dhe te vjedhin me thase….
    Ligji nuk zbatohet,referencat bejne dallimet ne mes vegjelise dhe te privilegjuarve te pushteteve,vidhen dhe abuzohen milona,miliarda dhe ne burg,berberi rri 80 dite,tjetri vetvaret ne litar se i hoqen dritat,BURG,LITAR …QUO VADIS,vendi im….Te gjithe te ikim nga ky vend ku nje dite do te plase perseri…..

  • Ore po burgu per cfare eshte??? Vetem per fakiret. Futini pra ne burg ne rresht per nje duke filluar nga kokat, qe nga ish-drejtoresha Spiropali e me radhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *