Është shume e vajtueshme që megjithë sqarimin e bërë dje, Partia Demokratike publikon sot përmes organit të saj të shtypit një foto të trukuar që s’ka asnjë lidhje me automjetet e doganës dhe kryetari i Partisë Demokratike sulmon nga Dibra institucionin tonë, për qëllime elektorale!
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, përsërit edhe njëherë se asnjë automjet apo burim njerëzor i këtij institucioni nuk është përfshirë në fushatën elektorale në Dibër.
Fotografia e automjetit të pretenduar si provë fajësie në fakt e dëshmon vetë këtë të vërtetë, pasi targa e fotografuar nuk ekziston ne flotën e automjeteve të Doganave Shqiptare. Kemi sqaruar se bëhet fjalë për automjete të vjetra që i janë kthyer koncesionarit në vitin 2014.
Duke i siguruar qytetarët dhe sipërmarrjen se ne jemi tërësisht të fokusuar në detyrat tona ligjore dhe s’kemi asnjë lidhje me akuzat e çuditshme të Partisë Demokratike e të kryetarit të saj, i bëjmë thirrje zotit Lulëzim Basha të mos vazhdojë me shpifjet që cenojnë jo vetëm imazhin e institucionit tonë, po edhe integritetin e të gjithë njerëzve që kontribuojnë për të.

Ju thash dje .Qytetari dixhital njofton Sali Gerdallin.Bashkim Fino ka perdhunuar Edi Paloken. dhe e ka lene me barre,Edi paloka i perdhunuar do bej DOBIC.
Lajm,lajm,Lajm…Arben Ristanit i ka zene krimba Rakia…
Eh ctu them per oratorine dhe ndershmerine e Fatmir Mehdiut.Eshe njelloj sikur te thuash memeci kendonte,kembaci vraponte,i shurdhi degjonte dhe zen berisha e vuri pasurine me pune te ndershme…..