Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Erisa Spiropali e cilësoi si mjaft të suksesshëm tremujorin e fundit të vitit 2013 sa i përket mbledhjes së të ardhurave. Në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, Spiropali theksoi se në 100 ditë të administratës së re doganore janë arkëtuar 16.5 miliardë lekë. “Dhjetori i 2013-ës rezulton të jetë muaji më i suksesshëm në mbledhjen e të ardhurave në historinë e doganës me 16.5 miliardë lekë të arkëtuara ose 165 milionë dollarë. Me një realizim rekord të parashikimit financiar prej 129 përqind.
Në dhjetor 2013 ka arkëtuar për shtetin shqiptar 4.2 miliardë lekë më shumë se dhjetor 2012.Rezulton se në tremujorin tetor-nëntor-dhjetor janë arkëtuar 6 miliard më shumë se në të njëtët muaj të vitit parardhës” tha Spiropali. Sipas drejtoreshës së doganave, këto arritje nuk janë një rastësi por rezultat i një serie masash të ndërmarra në fushën organizative por edhe në atë të luftës antikorrupsion duke prerë dhe ndërshkuar lidhjet korruptive brenda sistemit doganor. “Drejtoria e përgjithshme e doganave ka reformuar një pjesë të madhe të administratës duke marrë masa për zbatimin e ligjit dhe ndëshmimit të akteve të korrupsionit me masa administrative dhe penale deri në nivelet më të larta të administratës”, shtoi Spiropali.
Drejtoresha e Doganave kërkoi nga Prokuroria të veprojë sa i përket rasteve korruptive të raportuara nga kjo administratë. “Drejtoria e përgjithshme e doganave ka evidentuar shkelje të kodit doganor apo ligjeve të akcizës me penalitete deri 2 miliard lekë dhe për të gjitha shkeljet e evidentuara dhe të raportuara nxisin prokurorinë të veprojë dhe mbetemi shpresëplotë se ky institucion do kryejë deri në fund detyrën që i ngarkon ligji për të dhënë shembullin e ndëshkimit dhe për të shmangur në të ardhmen abuzime nga individë apo grupe me pushtet që dëmtojnë rëndë buxhetin e shtetit”, tha Spiropali.

KJO RRITJE E DHJETORIT 2013, PERKETHEHET NE NJE HUMBJE PREJ 4 MLN EUROSH NGA MALLRAT E IMPORTUARA NE DHJETOR, ME TE GJITHA FUQITE, SEPSE NE JANAR HYN AKCIZA E RE.
KESHTU NDODH KUR TATIMET NDRYSHOJNE VIT PER VIT.
QEVERRIA DUHET TE KISHTE FILLUAR PUNEN ME TE MBLEDHUR TAKSAT QE ISHIN, PASI MBLIDHEN VETEM 40% E TAKSAVE.
FAKTI QE KETA FILLUAN ME RRITJE E ULJE DIREKT, TREGON QARTE SE EDHE KETA DO TE VAZHDOJNE ME KETE BAZE TATIMORE, E QE SHQIPERIA NUK DO TA LEGALIZOJE KURRE EKONOMINE E SAJ, SA TE JETE KJO QEVERRI.
KETE E PERFORCON SHUME FAKTI QE KY MINISTRUCI I FINANCAVE, NUK KA THENE AS EDHE NJE FJALE PER KETE PROBLEM, LE TE PUNOJE PER NJE STRATEGJI PER KETE PUNE.
MJERE NE THUAJ.
edhe dicka tjeter. Kur paska kapitale te lira, qe lehtesisht u mlidhkan, perse, z. minister i financave duhet te trumbetoj, me dhimbje te madhe biles, edhe po tregon qe po ben dicka te jashtezakonsme, ndryshimin e taksimit te te ardhurave.
Z. Minister keto te ardhura te doganes bien ndesh me shume shtrengime qe na detyroni t’i kalojme ne, si taksapagues i thjeshte.