Policia helene ka vënë nën pranga një 34-vjeçar shqiptar pasi dyshohet si autor i vrasjes së një 41-vjeçari grek në Athinë në shkurt të këtij viti në bashkëpunim me një shqiptar tjetër i cili është ende në kërkim.
Në 18 janar të 2014-s, dy të rinjtë shqiptare akuzuan bashkëpunëtorin e tyre grek për mosmarrjen e një sasie droge, duke e rrëmbyer e më pas djegur të gjallë. Policia gjeti të djegur 41-vjeçarin brenda bagazhit të një makine, e cila po ashtu ishte djegur.
Por ata nuk u mjaftuan me kaq, pasi i kërkuar gruas së 41-vjeçarit grek, 150 mijë euro.
Në trafikun e lëndëve narkotike, ishin të përfshirë edhe dy femra, një 34-vjeçare shqiptare, dhe një 41-vjeçare greke.
