Dogji Kuranin për t’u ngrohur, e djegin të gjallë

anazapta

Një burrë i cili dyshohej se i kishte vënë flakën Kuranit u dogj i gjallë nga turma e ofenduar në një provincë të Pakistanit. Ngjarja ndodhi në fshatin Seeta, në provincën Sindh.

Sipas hetimeve të para, burri në fjalë ishte udhëtar dhe ka ndaluar në Seeta, ku e ka kaluar natën në një xhami. Të nesërmen, besimtarët myslimanë kanë gjetur fletë të djegura të librit të shenjtë, çka ka çuar në zemërimin e tyre.

Burri është dorëzuar në komisariatin e policisë, por turma e tërbuar nga inati e ka nxjerrë që andej dhe i ka vënë flakën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *