“Doja të vrisja njerëz të bardhë”

Elton Tafaruci

Shefi i policisë së Dallas, David Brown  përshkruoi fjalët e fundit të vrasësit, i cili mori jetën e pesë policëve, mëngjësin e sotëm.

I dyshuari tha se ishte mërzitur për vdekjen e afro-amerikanëve  nga policia”, tha shefi i policisë Dallas Brown duke shtuar se identiteti i tij nuk do të bëhet i ditur, derisa të zbardhet hetimi.

Ai shtoi se raportet se i dyshuari vrau veten  nuk ishte i saktë dhe se po hetohet për të zbardhur shkakun, edhe pse është fakt që ai vdiq nga shpërthimi.

“Ai vdiq nga shpërthimi i bombës,  ai ishte i kthjellët, ai shprehu zemërimin, ai donte të vriste oficerë të policisë të bardhë.  Ai ishte i zemëruar për vdekjen e afro-amerikanëve”. Sipas deklaratës se David Brown, i dyshuari nuk bashkëpunonte me ndonjë grup, por shtoi se duhet të vërtetohet.

Kryetari i Dallasit, Mike Rawlings tha se mbajtja e identitetit të  të dyshuarit nuk do të pritet si lajm i mirë nga gazetarët dhe se duhet të bashkohemi me frymën e lutjes.

Gjashtë persona të tjerë u plagosën me armë zjarri, ndërsa një civil me ngjyrë është plagosur. I dyshuari ka vrarë policët gjatë një proteste mbi jetët e të vrarëve nga policia, “me ngjyrë”.  Ai u fsheh në mes të disa shtyllave dhe qëlloi me pushkë oficerët, që duket të jetë një sulm i koordinuar.  Organizatorët e protestës “ Black Lives Matter” kanë thënë se dëshironin që protesta e tyre të jetë paqësore.

Protesta ishte në përgjigje të vrasjeve nga policia e dy njerëzve me ngjyrë, Sterling Alton dhe Philando Castille, këtë javë.

Share This Article
1 Comment
  • Po normal qe ashtu do thoni,jo te vriste te bardhe e bla bla…bla,po te verdhe,te kuq,te zinj nuk donte te vriste????
    Po 1.000 vrasje ne vit qe behen ne Shtetin Komunist te Usa-s,me cfare motivi behen???
    Jo o plere jo,njerezit ne Usa e kane me ju,se po shohin cdo dite e me teper qe Plani PATRIOT ACT,po ju merr dhe ate pakez liri qe gezojne po kesaj rradhe me vrasje qe behen nga ju,apo i dini njerezit si ne Albanistan ju????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *