Dojaka në Elbasan: AP do ketë katër deputetë në Kuvendin e ri

redaktor

Kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka ka vijuar takimet elektorale.

Të martën, kreu i AP-së ka zhvilluar takime me mbështetësit e Aleancës Popullore në Elbasan.

Dojaka tha se Elbasani është një nga qarqet me mbështetje të gjerë qytetare për Aleancën Popullore.

Dojaka deklaroi se çamët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre për 23 qershorin.

Gjatë takimit me mbështetësit në Elbasan, Dojaka tha se Aleanca Popullore do të përfaqësohet me 4 deputetë në Kuvendin e ri pas 23 qershorit.

Në qarkun e Elbasanit, Aleanca Popullore përfaqësohet nga Erion Softa.

Partia “Aleanca Popullore” është pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Ajo ka në thelbin e saj si qëllim mbrojtjen dhe promovimin e çështjes kombëtare dhe në veçanti zgjidhjen e çështjes çame.

Share This Article
1 Comment
  • I urojme Dojakes suksese, por sa per percaktimin e numurit te deputeteve nuk duhet te bjere ne pozita e hajdutit Idrizi. Le ta zgjidhe populli me deshiren e vet. E permenda Idrizin sepse eshte person pa dinjitet e sahanlepires i Saliut. dhe per kete mjafton vetem mashhtrimi qe u bene Çameve per rezoliten gjoja te miratuar ne qeverine e socialisteve. Është me mire djepi bosh thot populli se sa dreqi brenda, megjithate Idrizi zgjodhi qe te behet deputet i PD duke tradhetuar interesat Çame. Prandaj i takon vetem Partise tuaj z. Dojaka qe te na perfaqesoni me dinjitet e shqiptari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *