Lëvizja Çame në një aktivitet festiv, gjithëpërfshirës dhe masiv, ku në prani të më shumë se 1.000 personave, shpalli dje në qytetin e Fierit, kandidatin e saj për deputet në këtë qark. Kandidati që do të përfaqësoj Lëvizjen Çame në këtë qark në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Nimet Musaj. Musaj deklarojë që do të punoj me mish dhe me shpirt për fitoren dhe suksesin e Çamërisë pa devijuar kurrë dhe për asnjë rast nga misioni i tij fisnik. Kreu i Lëvizjes Çame Artur Dojaka tha se Idrizi e ka shitur kauzën çame për disa drejtori, “Do të nxjerrim kauzën çame nga errësira ku e ka katandisur Shpëtim Idrizi. Do të punojmë intesivisht në të pesë qarqet ku është i përqendruar komuniteti ynë”, tha Dojaka. Ndërsa vetë kandidati Isaj, tha se Idrizi e ka shitur çështjen çame.
Akuzat ndaj Idrizit
Artur Dojaka tha se festa e fitores sapo ka filluar. Lëvizja Çame është e gatshme dhe ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësit historike për ta kthyer këtë fitore jo vetëm në mandate deputetësh por në një zgjidhje reale dhe përfundimtarë të kauzës sonë Çame. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me cdo individë, forcë apo institucion i cili është i përkushtuar ndaj Çështjen Kombëtare Shqiptare dhe ka synime konkrete dhe serioze në përmbushjen e këtij misioni. Jemi gati të përballemi me Historinë, të kryejmë me sukses pjesën tonë dhe të sigurohemi se do ta përmbushim me sukses amanetin tonin, theksoj z. Dojaka. Kreu i Lëvizjes Çame nuk nguroi të akuzonte edhe kreun e PDIU-t, Shpëtim Idrizi. “Ne, çamëve, nuk na duhen fjalime patetike në Kuvend, por aksionet konkrete. Aksion që do të thotë, presion pozitiv dhe lobim nga të gjitha krahët politikë për Cështjen Came. Zoti (Shpëtim) Idrizi flet akoma pas 3 vjetëve si turist i çështjes çame dhe jo si njeriu i cili është përgjegjësi kryesor përpara komunitetit për dështimin e deritanishëm. Komuniteti Çam, ashtu si edhe politika shqiptare nuk mund të gënjehet nga pseudo patriotizmi i Idrizit. Mister është fakti se cilët kërkon ai të mashtrojë me këto lëvizjet e fundit në mandatin e tij të fundit”, u shpreh Dojaka. Dojaka ka theksuar se Lëvizja Çame pretendon të marrë tre deri në pesë mandate në zgjedhje. “Votimet e ardhshme janë një hap të cilin ne s’duhet ta hedhim gabim. Komuniteti çam duhet të përfaqësohet me figurat më të mira, më të përgatitura, më të shkolluara dhe më të panjollosura në Kuvend. Të bashkuar mbi këto parime mund të arrijmë atë çka pret komuniteti ynë nga përfaqësimi i tij politik. Kjo çështje nuk ecën më përpara me përfaqësimin aktual, çështja jonë tani kërkon “ajkën” e burrave të këtij komuniteti për t’i dalë për zot”, u shpreh gjatë fjalës së tij kreu i LÇ-së.