Dojaka: Të votojmë të gjithë, ndryshe qeverisin militantët

redaktor

Aleanca Popullore u bashkohet zërave që apelojnë për pjesëmarrje masive në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Pas apelit të bërë nga Ambasada e Uashingtonit në Tiranë ka reaguar dhe partia Aleanca Popullore. Kreu ikësaj partie, Artur Dojaka në një konferencën për mediat u shpreh se pjesëmarrja masive është me një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin. “Aleanca Popullore beson se ushtrimi i të drejtës së votës nga çdo qytetar ka një rëndësi të jashtëzakonshme në këto zgjedhje. Ne u bëjmë thirrje jo vetëm mbështetësve tanë, por të gjithë bashkëqytetarëve me të drejtë vote: Kush nuk voton, lejon të qeveriset nga militantët partiakë. Shqipëria nuk duhet të qeveriset nga një vullnet jopërfaqësues. Si bashkëqytetarë të përgjegjshëm për fatet tona dhe të vendit, ne nuk duhet ta dorëzojmë Shqipërinë, në dorën e një pakice – e kujtdo ngjyrimi ajo qoftë,” u shpreh kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka.

Sipas kreu të AP-së të mos votosh është t’i heqësh vetes të qenit qytetar.  Ai theksoi se revolta qytetare shprehet duke votuar dhe jo duke mos votuar. “Të mos votosh do të thotë të mohosh një të drejtë të fituar me sakrifica. Të mos votosh do të thotë të hedhësh poshtë mundin e atyre që kanë luftuar për liritë qytetare në Shqipëri. Revolta nuk shprehet duke mos votuar. Revolta shprehet duke votuar masivisht. Vota është jetike. Votimi masiv këtë 23 qershor është jetik. Populli mund dhe duhet të përfaqësohet nëpërmjet shumicës qytetare e cila garanton fatet e saj dhe të vendit”, tha Dojaka për mediat.

Aleanca Popullore është një forcë e re politike e cila kryesisht është e fokusuar të çështja kombëtare dhe në veçanti te komuniteti çam. AP është pjesë e koalicionit opozitar dhe pritet të jetë një nga surprizat e 23 qershorit.

Share This Article
8 Comments
  • Bravo AP. Kurre me ne duar te matrapazeve qe per pushtet shesin ceshtjen tuaj te drejte. Kjo ndodhio se kemi saliun me shoke, por pas 23 qershorit kjo merr fund, ky makth merr fund, shqiperia do te behet

    • o si ste vjen turp o sali qe kerkon akoma besim nga populli.ti e shkatarrove

      popullin e bere te besoje tek ty duke perdorur lavazhin e trurit

      ti i ke bere ata te rreshkasin ashtu sic ke rreshkitur dhe ti vete

      MORE Sali marrja qe Na shkaterrove na hodhe Ne germin tani dhe na kercenon..

      Forca rilindjeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

    • Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave

      bindini njerzit qe te hapin syte per te miren e tyre qe te mund te jetojne sic duhet ne atdheun e tyre

  • .Vetem me ty do te ecim vetem me ty do te kete progres.bashkohemi sot e me 23 e kurdohere vetem me TY mundet te kemi Nje shqiperi te lire dhe drejtesi kudo Nuk duhet te rrim me ne keto rrenoja te sali berishes

    Esht Koha te kemi rilindjee
    Esht koha te votojm per 29
    Kryeministi Jone ESH EDI RAMA

  • DUHET TE VOTOJM PER EDI RAMEN TI THEMI STPO SALIUT DHE BANDES SE TI ESHT kOHA PER RILINJDE ESHT kOHA PER TE IK NGA KETO RRENOJA.

    Duhet te kemi Nje shqiperi me drejtesi
    Ku Ligjin ju vete i veni ligje vet jeni te pare per ti thyer

    E mjera shqiperi qe ka ra ne duret te copy paste te evnverit

  • kjo thirrje eshte mese e drejt ne duhet te shprehim vullnetin tone te lire , duhet ta bejme kete si nje e drejte per te zgjedhur, si nje detyre qytetare, askush nuk duhet te jete ne dilem te votoj apo jo

  • qe duhet duhet te fitoj aleanca per shqiperine europjane kjo sdo shum men edhe kalem ne kto 8 vjet kemi pas vetem mashtrime edhe zhgenjime nga kjo qeveri qe kemi edhe prandaj duhet qe te vi me do e mos RILINDJA

  • Do votojme PS dhe te majten. Do votojme per te ndryshuar vendin e ta bejme te eci para. Nuk rrihet me ktu ku jemi, duhet te cim e te rilindim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *