“Doktor Vdekja” prezanton Sarcon! Rindizet debati mbi eutanazinë

Ornela

Kundërshtarët i ka të shumtë, por doktori Philip Nitschke, i njohur ndryshe edhe si “Doktori Vdekja” ka vijuar me planet e tij.

Së fundmi ai ka ndërtuar me anë të teknologjisë së printimit 3D, “Sarcon” (shkurtim i Sarkofag), një makineri vetëvrasëse, që thotë se “ të mbaron punë me një të rrahur të syve”.

Nitschke thotë se ideja për të ndërtuar një makineri të tillë lindi në vitin 2012, me rastin e britanikut Tony Nickelson. Ky i fundit kishte pësuar një trompozë në 2005 dhe kishte mbetur plotësisht i paralizuar dhe as mund të fliste.

Ai kërkoi që t’i nënshtrohej eutanazisë me ndihmën e mjekëve, por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë. Pas këtij vendimi, familjarët e Nicklinson iu drejtuan Philip Nitschke, që nisi të shqyrtojë mundësinë e ndërtimit të një mekanizmi vetëvrasës që aktivizohej vetëm nga një e rrahur e qepallave të syve.

Kanë kaluar 6 vite që nga ajo kohë dhe Nitschke thotë se prototipin e parë e ka gati, megjithëse nevojitet edhe pak punë. Doktori i vdekjes sqaron se makineria funksionon duke çliruar gaz nitrogjeni, që shkakton vdekjen.

Synimi i Nitschkes është “t’u ofrojë klientëve të tij mundësinë e një fundi paqësor, pa ndihmën e askujt dhe në një mënyrë që ai e quan efektive dhe dinjitoze”.

“Vdekja nuk mund të konsiderohet si diçka nga e cila mund të fshihemi”, thotë ai për The Independent.

Makineria e Nitschkes ka ringjallur debatet dhe kundërshtarët e eutanazisë kanë nisur peticione në vende të ndryshme të botës për të mos e lejuar këtë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • C’jane keto perralla me doktor Philip Nitschke,..

    Cojeni ne Vain te Lezhes te shikoje cfare eutanazie brilante ka bere doktorr Salip Birishichke ndaj
    te semurit Remzi Hoxha qe vuante nga semundje e rende e atdhtarizmit….aq i zoti ishte doktorr mortja i viqidolit qe e eleminoi te ziun Remzi pa i luajtur fare qerpiku.

    shenim;

    eshte i lutur cdokush qe i lexon keto rrjeshta
    ti mbaje Top Sekret
    se po e mori vesh doktorr Lu-ja e quan berishen peshk te madh dhe mos ndodhte o zot qe berisha te futet ne burg se do ishte fundi i shtypit shqiptar…po u fut doktorr pordha i viqidolit ne burg..cfare do shkruaje Mero Baze me Bedri Istikamin me fal Islamin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *