Doktoraturat tek Ekonomiku, lista e 109 kandidatëve fitues

anazapta

Zbardhet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet për të vijuar studimet universitare në programet e doktoraturës pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, për vitin akademik 2012-2013. Mes qindra dosjeve të dorëzuara gjatë fazës së aplikimeve, komisioni i ekspertëve pas verifikimeve të bëra mbi përmbajtjen e secilës prej tyre, ka vlerësuar si më korrektet dhe që përmbushin kriteret e përcaktuara, dosjet e 109 kandidatëve për të gjitha profilet e studimeve që ofrohen në këtë fakultet. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuar listën e kandidatëve të pranuar në programet e doktoraturës, në degët Ekonomiks, Kontabilitet, Marketing, Financë, Manaxhim, Sisteme Informacioni, Kërkime Operacionale, si dhe në Statistikë. Pjesë e listave janë edhe kandidatët e trojeve, të cilët gjithashtu kanë aplikuar për të vijuar studimet e doktoraturës në këto programe, sipas kuotave të miratuara vetëm për këtë kategori. Burimet zyrtare të këtij fakulteti kanë sqaruar gjatë ditës së djeshme se të gjithë kandidatët që janë të pakënaqur me rezultatet e shpallura, veçanërisht ata që nuk e gjejnë emrin e tyre në listat e fituesve kanë të drejtë që të ankohen.

“Studentët të cilët nuk janë shpallur fitues gëzojnë të drejtën e ankimimit pranë zyrës së sekretarisë së dekanit,” pohohet zyrtarisht nga ekspertët e Fakultetit Ekonomik. Por, për t’u njohur me vlerësimet e bëra ankesa duhet dorëzuar në afatet e përcaktuara. Sipas këtyre afateve, kandidatët e pakënaqur kanë kohë deri në datën 11 korrik për të dorëzuar ankesën me shkrim në sekretarinë e dekanit, e cila më pas do të merret në shqyrtim, dhe brenda pak ditësh studentit do t’i kthehet përgjigja e argumentuar se pse dosja e tij nuk është përzgjedhur në listën e fituesve. Pas mbylljes së kësaj procedure do të zbardhet edhe programi i plotë se si do të organizohet ky cikël studimesh për secilin specialitetet përkatës, si dhe tarifat e studimeve që do të derdhen në disa këste për kandidatët që janë shpallur fitues. Sa i takon kohëzgjatjes, studimet e doktoraturës zhvillohen për tre vite akademike.

 

Kriteret se si zhvillohen programet e doktoraturës

Sipas përcaktimeve të bëra edhe në ligjin e arsimit të lartë, programet e studimeve të doktoraturës janë programe të studimeve të ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese. Programet e doktoraturës ofrohen në pjesën dërrmuese të fakulteteve publike të vendit, për të cilat çdo vit Këshilli i Ministrave miraton një kufi të caktuar kuotash pranimi, për çdo specialitet. Konkretisht në studimet e doktoratës pranohen kandidatë që kanë fituar diplomë universitare “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura”. Këto programe të studimeve zgjasin të paktën 3 vite akademike dhe përfshijnë 60 kredite për studime të organizuara teorike. Institucionet e arsimit të lartë, në bazë të rezultateve të arritura në studimet e organizuara teorike, vendosin kritere klasifikimi për kandidatët që kanë të drejtë të zhvillojnë projektin kërkimor dhe të përgatisin tezën e doktoratës.

Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë standarde e kritere kualifikuese për njohjen e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare, si dhe metoda për vlerësimin e nivelit teorik të përgjithshëm të kandidatëve. Megjithatë në rast se mbrojtja e gjuhës angleze nuk është e mbrojtur sipas testeve ndërkombëtare deri në përfundim të ciklit të studimeve, ata nuk do të mund të tërheqin diplomën përkatëse. Mbrojtja e anglishtes sipas këtyre testeve është një ndër kushtet që lejon diplomimin në këto programe.  Kandidatët, që nuk arrijnë të përmbushin kriteret e vendosura, nuk klasifikohen për të vazhduar më tej studimet e doktoratës dhe pajisen me një dëshmi, në të cilën jepen modulet e zhvilluara së bashku me kreditet e grumbulluara dhe vlerësimin e tyre. Në përfundim të programeve të studimeve të doktoratës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” (Dr).

 

tabela 2tabela3tabela4 tabela1

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • hahahaha……shumica datelindja pas viteve 80 e ca…….. qe 25 vjec, te gjithe doktore shkencash………………… dhis iz e mirakell of fridem

    • Ata qe e meritojne, thjesht e meritojne dhe kaq, ska rendesi mosha. Jo po do bejme me pahir veteranet me phd. Per me teper 25 mund te fillohet ama duhet me shume se tre vjet per ta perfunduar, ndaj mosha ne fund do jete 28 e kusur. Koha e duhur.

  • Lista fituese e sudenteve te doktoratures per vitin akademik 2012-2013 : Sheet1

    .
    Fituesit shkolla e Doktorates ne Ekonomiks 2012-13

    .

    .
    Nr Emër Atësi Mbiemër Ditëlindje

    .
    1 Anxhela Enrik Dervishi 10.05.1966

    .
    2 Aseda Astrit Banushaj 24.08.1988

    .
    3 Azeta Agim Xhafka (Çollaku) 2.021981

    .
    4 Elena Vangjel Polo 09.04.1989

    .
    5 Eri Edmond Gjoka 09.07.1989

    .
    6 Gentjan Ylli Opre 09.07.1977

    .
    7 Iris Arben Bejleraj 26.06.1984

    .
    8 Josif Gjergj Gjani 01.09.1983

    .
    9 Kladiola Eduart Gjini 8.051987

    .
    10 Kristal Hyka 30.081988

    .
    11 Lorena Gezim Alikaj 23.09.1984

    .
    12 Majlinda Andon Nesturi 27.04.1985

    .
    13 Martin Filip Seregji 20.10.1979

    .
    14 Megi Fatbardh Marku 18.05.1987

  • Lista fituese e sudenteve te doktoratures per vitin akademik 2012-2013

    Fituesit Shkolla e Doktoratës Manaxhim 2012-13

    .

    .
    Nr. Emer Atesi Mbiemer Datelindja

    .
    1 Adisa Bujar Bala 04.05.1985

    .
    2 Albana Ethem Shahu 22.101983

    .
    3 Amanda Lulezim Male 19.09.1986

    .
    4 Amarda Kiço Peleshi 11.06.1976

    .
    5 Ardiana Gjelosh Sokoli 20.01.1970

    .
    6 Besa Agron Menzelxhiu 29.07.1982

    .
    7 Elona Bexhet Kola (Guxholli) 20.08.1970

    .
    8 Eni Ilia Kristo 03.02.1987

    .
    9 Erida Astrit Elmazi 03.07.1987

    .
    10 Jonida Elham Taraj 20.05.1985

    .
    11 Ornela Bujar Shqarri 10.04.1984

    .
    12 Rezearta Ahmet Hasanaj 18.11.1982

    .
    13 Veronika Harallamb Kallanxhi 31.05.1982

    .
    14 Zhaklina Gjergj Dhamo 09.08.1986

    .

    .

    .
    Fituesit nga trojet Shkolla e Doktoratës Manaxhim 2012-13

    .

    .
    Nr. Emer Atesi Mbiemer Datelindja

    .
    1 Saranda Ali Lajqi 20.07.1983

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *