Anisa Koka, Ilmi Qazimi
-Homazh për dr.VIOLETA KOKA, që punoi 35 vjet në spitalin “Shefqet Ndroqi”-
Kur vendosëm të shkruajmë për znj.Violeta Koka (Alizoti), që na e rrëmbeu Covid-19, ish-doktoreshën e spitalit “Shefqet Ndroqi” (Sanatoriumi), larguar nga spitali vetëm kur doli në pension pleqërie në vitin 2006, menduam se do ta kishim shumë vështirë të takonim kolegë e mjekë të tjerë që e njihnin atë mbas 14 vjetësh, por ndodhi e kundërta sepse u ballafaquam me një realitet tjetër. Kur pyetëm për kontributin e Dr.Violetës, i gjetëm të gjalla e të freskëta gjurmët e punës së saj shembullore në atë institucion. Kushdo që e kishte njohur, që kishte punuar e bashkëpunuar me të pak muaj apo shumë vite, por edhe të tjerë të mëvonshëm, flisnin për të vetëm për vlerësime shumë të larta pozitive dhe me nderim e respekt të veçantë.
***
Për 35 vjet radhazi prej 1972 deri 2006, Dr.Violeta punoi vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” (Sanatorium) dhe drejtoi me kompetencë si shefe shërbimi, laboratorin klinik-biokimik të spitalit. Ndërkohë që shumë kolegë, mjekë e drejtues të spitalit kanë qarkulluar dhe emëruar në detyra të tjera apo janë larguar prej aty, Dr. Violeta jo vetëm nuk u largua kurrë, por nuk e ndryshoi asnjëherë spitalin dhe sektorin deri kur doli në pension pleqërie dhe punoi me përkushtim e profesionalizëm. Ajo gjithmonë ishte në vijën e parë të luftës kundër “armikut”, dhe ka diagnostikuar pacientë me sëmundje shumë të rrezikshme siç është kanceri i mushkërive.
Tërë kohën ajo i ka fituar të gjitha betejat dhe asnjëherë nuk i është shmangur detyrës, ditën, natën dhe me urgjencë, sidomos në vitet me ngjarje të rënda për jetën e njerëzve siç qe viti 1990, e veçanërisht viti ogurzi 1997. Përmes kërcënimeve të individëve të çartur, mes plumbave dhe armëve, duke rrezikuar dhe jetën në disa raste dhe fëmijën me vete, ajo kryente detyrën e saj me humanizëm të lartë. Gjendej vetëm, por trime dhe krenare sepse edhe bashkëshorti ishte në detyrën e vet ushtarake.
Dr.Violeta e nisi detyrën në një laborator modest dhe për një periudhë prej një të tretën e shekullit,35 vite, ajo punoi me ndërgjegje shumë të lartë, me guxim e kurajo, jo vetëm për të modernizuar kryerjen me saktësi të analizave biokimike, por edhe zgjeruar gamën e tyre, edhe në kualifikimin e personelit të laboratorit. Në këto vite jete dhe pune të pastër ajo mori pjesë në disa konferenca shkencore dhe referoi kumtesa e tema të rëndësishme me argumente shkencore laboratorike. Dr. Violeta Koka dhe pse në pension nuk qëndroi shtëpiake, nuk zgjodhi rehatinë e saj, por vazhdoi të punojë përsëri me të njëjtin pasion, përkushtim e ndërgjegje në shërbimin mjekësor privat, si drejtuese teknike e një laboratori biokimik të rëndësishëm, duke i shërbyer qytetarëve me korrektësi dhe në luftën kundër mortajës Covid-19. Këtë detyrë e kreu deri kur u shtrua në Sanatorim, spitalin e saj, për t’u kuruar vetë prej virusit vdekatar Covid-19. Ishin këto disa shembuj për të kuptuar personalitetin, përgjegjshmërinë, korrektësinë dhe sakrificat e shumta të saj për detyrën dhe punën.
Vlerësime të kolegëve për Dr.Violetën :
- Perlat Kapisyzi, Mjek pneumolog (Drejtor i spitalit “Sh. Ndroqi”): Të gjitha vlerësimet pozitive mund të shkruhen për Dr. Violetën. Ajo ka qenë mjekja model e Sanatoriumit, shumë korrekte, shumë e përkushtuar dhe shembullore, gjithmonë në vijën e parë të luftës kundër sëmundjeve të rrezikshme në laboratorin klinik-biokimik të analizave, gjithmonë e guximshme e sakrificës dhe bashkëpunuese me të gjithë koleget.
Znj. Ardi Zazani,Kimiste (Shefe laboratori biokimik): Dr.Violeta ka qenë një njeri i rrallë, një mjeke model e spitalit. Ajo drejtoi me guxim e kompetencë laboratorin biokimik për 35 vite, punoi me durim dhe komunikim korrekt me stafin e laboratorit, një shoqe shumë e mirë dhe gjithmonë e sakrificës në çdo kohë.
Znj. Donika Bardhi, (Mjeke pneumologe):Dr.Violeta, ishte jo vetëm kolege dhe mjeke e shkëlqyer, por dhe këshilltare për të rinjtë. Ishte ajo që në një farë mënyre na rriti ne në punë me eksperiencën e saj; një shoqe shembullore, korrekte e sakrificës.
Dr.Alma Cami, (Mjeke pneumologe): Dr.Violeta punoi gjithmonë me durim, përkushtim dhe sakrifica. Ajo drejtoi me aftësi profesionale laboratorin biokimik të spitalit “Shefqet Ndroqi” deri sa doli në pension.
Znj. Anila Aliko,( Mjeke,ish- drejtore spitali): Dr.Leta ka qenë tërë kohën një mjeke e përkushtuar në punën e saj, e papërtuar, e sakrificës, ditën e natën dhe një shoqe e kolege shumë e mirë.
Prof. Eli Foto,( Mjeke- Pediatre): Është shumë e trishtueshme ndarja e parakohshme dhe e papritur e një mikeshe, aq sa nuk më besohet akoma. Violeta, ishte shoqja ime më e mirë. Shoqëria jonë filloi në fakultetin e mjekësisë dhe vazhdoi deri në fund. Tek ajo ishte mbledhur, urtësia, thjeshtësia mençuria dhe buzëqeshja. Ajo punonte me përgjegjshmëri dhe përkushtim të madh. Ka qenë shumë skrupuloze për kryerjen e analizave. E qetë, e pa lodhur,ka diagnostikuar dhe u ka shpëtuar jetën me mijëra njerëzve. Ajo e ndjente pacientin që vuante dhe gëzohej shumë kur ai dilte i shëruar.
Z.Musa Ulqini, (Politikan): Dr.Violeta më impresionoi që në takimin e parë. Cilësia që më bënte më shumë përshtypje në biseda me të, ishte qëndrimi kritik ndaj së keqes, që ajo e bënte në emër të së mirës. Violeta iku kaq shpejt dhe pa pritur, por unë do ta kujtoj gjithmonë si një zonjë të vërtetë që rrezatonte mirësi dhe dashuri në tërë qenien e saj.
***
Violeta u lind në Tiranë në 16.03.1949 në familjen Alizoti. Ajo ishte e bija e Petref Alizotit, një patriot dhe luftëtar aktiv në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare si komandant i batalionit të parë në Brigadën e 16 sulmuese, krijuar në Therepel, Skrapar e më pas kudër i lartë në ushtri e ne terren,deri sa doli në pension. Nëna e saj ishte Haxhire Hasanaj. Mbas martesës me z. Teki Koka, ushtarak i lartë, me të cilin kaloi dyzet vjet jetë bashkëshortore e familjare shembullore, duke përballuar e kapërcyer pengesa, mungesa e mundime dhe pa u ankuar asnjëherë, shpjegojnë shumë dhe flasin qartë se cila ishte Violeta – grua, nënë dhe edukatore. Të gjitha vështirësitë e jetës, Violeta i kaloi me guxim optimizëm, vullnet e këmbëngulje. Edhe në lindjen e vajzës, fëmijës së parë të familjes në vitin 1982 ajo bashkëshortin nuk e kishte pranë, por në detyrë. Pavarësisht privacioneve jo të pakta, jeta familjare gjatë dyzet viteve ka shënuar dhe shumë çaste të gëzueshme. Gjyshe Violeta u lumturua pa masë në gushtin e këtij viti, kur lindi mbesa e saj, Aura Viol.
Megjithëse gjyshja nuk e largonte nga krahët, ajo nuk mundi ta puthte kurrë, pasi nuk e lejoi virusi i luftës Covid-19,i cili i ndërpreu befasisht edhe jetën. Violeta ishte strikte dhe në familje për higjienën dhe kontrollin periodik shëndetësor të familjarëve të saj. Ishte vetëm këmbëngulja e saj për kontroll, që i shpëtoi jetën bashkëshortit prej anemisë së shfaqur befas vite më parë. Nëna Violetë kishte zemër të madhe dhe dashuri që nuk matet. Ajo i donte dhe i respektonte fëmijët e bashkëshortit, Arturin dhe Brunën njëlloj si Anisën dhe gëzohej shumë për sukseset e tyre në jetë. Kurdoherë Violeta dinte të çmonte vendin dhe rëndësinë e detyrës shtetërore , humanitare si mjeke dhe përgjegjësinë si nënë e familjare, duke mbetur një shembull frymëzimi për tërë pjesëtarët e familjes që ajo ka lënë.
Mesazhi fundit i Dr.Violetës
Prej14 nëntorit 2020 të këtij viti vrasës që po mbyllet, Dr.Violeta pas 20 ditë lufte me mortajën Covid-19, me gjithë përpjekjen dhe përkushtimin e stafit shëndetësor dhe ish-kolegëve të saj, Dr.Perlat Kapisyzi, Mirela Vathi, Shqipe Xixi, ndërroi jetë në spitalin” Shqefqet Ndroqi” në ‘spitalin e saj’ siç e quante ajo, pikërisht aty ku shkriu tërë pasionin dhe shpirtin e saj për t’iu shëbyer njërëzve si një humaniste tepër e përkushtuar.
Në 35 vitet e punës saj ajo i fitoi të gjitha betejat me “armikun” dhe sëmundjet e rrezikshme të punës për jetën, duke shpëtuar qindra e mijëra jetë qytetarësh që kuroheshin në këtë spital. Por Violeta nuk mundi të fitojë luftën me sëmundjen “e luftës”, Covid-19, që po sulmon popujt e planetit prej një viti, duke rrezikuar seriozisht dhe këputur jetën e qytetarëve të pafajshëm.
Ndarja nga jeta e Dr.Violetës nuk ishte vdekje njerëzore, por mizore, e beftë, e shpejtë, shkatërrimtare dhe e padrejtë, sepse ajo ishte “manjake” deri në ekstrem e higjienës shëndetësore e familjare dhe nuk bënte kompromise për shëndetin. Prandaj ajo nuk ishte sëmurur asnjëherë, megjithëse punoi në një spital ku kuroheshin pacientë me sëmundje të rrezikshme. Edhe kur sulmoi Covid-19, ajo zbatonte me korrektësi protokollin shëndetësor, edhe në laboratorin privat ku drejtonte e punonte prej daljes në pension. Gjyshe Violeta dhe në familje ishte tepër kërkuese në zbatimin e protokollit, me një vëmendje të posaçme për mbesën e vogël ndonëse e mbajti dhe u kujdes që e kanë vetëm gjyshet,që kur lindi e deri kur Covid-19 e mori rrëmbimthi nga familja dhe e burgosi në “spitalin e saj”.
Më 14 Nëntor 2020 Dr.Violeta nuk ndaloi dhe nuk zbriti për në shtëpinë e saj në ‘Rrugën e Elbasanit’ sikundër kishte bërë përgjatë 35 vjetëve, por këtë herë makina e zezë e ndaloi në “burgun Covid”, morgun e Tiranës. Ditën tjetër, vetëm një orë përpara ceremonisë funebre që nuk u bë aspak për shkak të kushteve dhe rregullave, ne familjarët nuk mundën ta shihnim për herë të fundit, e shoqëruam në shtëpinë e përjetshme pa “dysheme” e pa “çati”, në Sharrë, me shpirt të plagosur, me brengën e madhe se ne e prisnin me padurim shërimin e kthimin në folezën tonë, por vdekja e pabesë e rrëmbeu përgjithnjë.
Nëna Violetë edhe në momentet e fundit të jetës, e’ burgosur ‘në spital kur “armiku Covid-19″ po e sulmonte dhe bombardonte fuqishëm, nuk e harroi kurrë dhe mendjen e kishte tek familja e saj e dashur dhe mesazhi që i shkruajti familjes ishte : ” …5678…, Pini i kartës bankare ndodhet në dollap, kërkoje në një xhep “. Si një rrufe në qiell pa re, Covid-19 e qëlloi Violetën për vdekje, duke sjellë për familjarët lajmin e hidhur, pikëllim, lot, dhe dhimbje të pashërueshme të madhe për Violetën shumë të shtrenjtë , “çatinë e shtëpisë”, por mesazhi fundit i frymëzon pa kufi familjarët e saj për të ecur në gjurmët dhe shembullin e saj, duke i premtuar se do e kujtojnë e nderojnë deri sa të kenë jetë, veprën e madhe e të shndritshme të dr.Violeta Koka.
Me gjithë vlerësimet e kolegëve për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj si mjeke dhe gjithmonë në vijën e parë të luftës me sëmundje të rrezikshme gjatë gjithë karrierës, Dr.Violeta e Sanatoriumit nuk u vlerësua asnjëherë për kontributin dhe sakrificat e saj në shërbim të pacientëve e qytetarëve. Institucionet përgjegjëse të shëndetësisë, patjetër duhet të korrigjojnë harresën dhe burokracinë dhe të propozojnë për të nderuar dhe Dr.Violetën (pas vdekjes), ashtu si edhe për shumë mjekë të tjerë, që po luftojnë me heroizëm këtë mortajë.

Dr. Violeta le te prehet ne paqe!
Veprimtaria e vet si “Mjeke” dhe qytetare, eshte nje model. Kurdohere pasqyroj perkushtim dhe dashuri per njerezit, te trasheguar nga vatra “Alizoti” e Therepelit si dhe familja “Koka” tek e cila krijoj familjen e saj.
Veprimtaria e Dr. Letes, nje shembull qe meriton vleresim Institucional dhe shoqeror.
Shoqeria shqiptare ka shume nevoje per shembullin e e qytetareve e profesionisteve te ndershem, bija e bij te tij te perkushtuar dhe atdhetar.
Sic ishte ne te gjithe jeten e vet profesionale e shoqerore, Dr. Violeta Koka (Alizoti).
Jo- Violeta Koka(Alizoti)nuk ka VDEKER…!
Ajo ka MARRE PERJETESI!
Se pari,me dhimbie te madhe,NGUSHLELLIM families dhe dashamresve per kete ndarie te pritur nga jete te asaj MJEKE te nderuar nje JET si e tille,NJERI se pari.
Dhimbie te dyfishta per mua,sot 85 vjecar,mes mjekeve dhe pacienteve nje jete,ani ,ate fakulte NIS e *Ishemia Cerebrale*mes leksinit 1964 prere rrugen mir qe mbeti TRANZITOREmfal mjekeve dei petagoge,bere ate te kalloj ne TRANZITORE. Miq e shoke gjithsa mbaruan ate fakultet deri sot, nxit te rrinj e te reja,te behen sudente te atij PROFESIONI HUMAN.
Me te ndieren Violeta jo nje here takuarmasi,qe nga vite 50t,me te famshmit Dr,Pr Shefqet ndroqi me shkoke, keten shpetuar *KUNATES sime *NENE*si jetim mbetur nga lufta, ajo bere bashkeshorte e tim vellai ish Partizan ,e bere dregues Kntjeresh ndertimi pas clirimit. Si te mos mjaftonte kjo dhe ne vite kur e mira Viloleta Ay u be me VETERANIA e atij Spitali, te dytin tim vella,ish puntor pjekes ne NISh Tulla VORE ,kuruar e spetuar jeten ani se aji prag viteve 2000 nderoi jete si pasoje INFRAKTI.Po Dr Violeten nuk e hiqte nga goja.* se pari ajo e kishte GIJEN FLORI* te sheronte me pritien e saj*, perseriste shpesh,duke ma cifluar dhimbjen time qe *se plotesova aamanetin e BABAIT*tek jepte jete thene: Ma beni djelin e Vogel se nga mungesa nje te illi po vdes* ishe Masri 1945 ndare nga jeta nga torturat BALLISTEmpse djali shkuar PARTIZAN.. E si te mos ndiej dhimbie per VIOLETEN qe dhe me familiet e saj mes Tiranes *Alizoti*shoke klasene Tirane*10 Koriku shkolla* po dhe familen KOKAT komshi lagji 2 e me vin 1shi.. Ju faleminderi perkushtimet dhene per kete figur te shquar te mjekese,kolege dhe kuadro si atdhetrar se pari,
Me mbylljene shkrimit te Anisa KOKA dhe Ilmi Qazimi jam, qe te VLERESOHET pas ndaries nga jeta KONTRIBUTI asaj MJEKE modeste nje jete.
Toronto 24-12-2020 *Pasuesi veteran*84 vjecar!
Dhimiter M.Xhoga.