Skerdi Faria i njohur ndryshe edhe si doktori i VIP-ave është një nga personazhet e njohur më aktivë në rrjetet sociale.
Shpesh Skerdi publikon foto dhe video argëtuese, dhe këtë radhë Faria ka publikuar një fotot me kryeministrin tonë Ramën.
Ndonëse edhe Skerdi ka fizik të gjatë, mesa duket kryeministri sërish mbetet i pakonkurueshëm në këtë pjesë.
“Dua te sqaroj diçka, nuk jam unë i shkurtër por është shefi i gjatë”, ka qenë përshkrimi i kirurgut krahas fotos.

