Doktori kërkon një kuti votimi pas këshillës së Ylliut

anazapta

-He o Hysni si vajti mbreme!!

-Një lloj si parmbrëmë! Mysybet çdo natë. Ka ndonjë burrë ta afrojë atë ditën e zgjedhjeve se kështu si ka marrë kjo punë do bëhem edhe unë më keq nga Saliu!!

-Nuk bëhet ajo gjë, po i bëni derman e mbajeni me gariet se mos na bën ndonjë hata!

-Po e mbajmë, o po e mbajmë po deri kur!!

-Si duket? Do e djegi përsëri kësaj here?

-Ai gati është vetëm se kësaj radhe më duket janë bërë më shumë zjarrfikës se sa zjarrvënës!!

-Po libra i lexon akoma apo u mërzit dhe me to?

-Po more po. Çfarë do të të lexoj, e pyeta mbrëmë!

-Ke ndonjë libër për Kinën?, –më tha.

U përpoqa t’i hiqja mendjen: -Eh çfarë qenka ky fati jonë i zi o Sali, -i thashë, -me Kinën u prishëm për 8 pika. Me Europën po e dhjesim për 3 pika. Çamët ranë dakord për 6 pika!! Jemi bërë pika–pika, që na rëntë pika!!

-E mirë, lexomë nga libri “Për Lindjen e Mesme”.

-Do nga pjesa për Gadafin, Musadekun, Arafatin apo Sadamin?

-Zgjidh një kë të duash, pak rëndësi ka!

I lexova nja 4 faqe edhe i thashë Yllit: Jepi drejtim se mbaroi orari im!

I tha Ylli: -Doktor, unë mendoj që ti duhet të bësh dashuri që të çlirohesh nga stresi!!

-Po unë nuk kam stres o Yll, -i përgjigjej doktori!

-Po shumë mirë që nuk ke, po është e rëndësishme. Nuk duhet ta neglizhosh! Meqë ra fjala sa kohë ke pa bërë dashuri?

-Kjo është çështje intime, nuk ta tregoj se nuk ju zihet besë juve, delni e më hapni namin!

-E mirë, si të duash! Mos e trego, por duhet të bësh, më dëgjo mua.

-Meqë po e rekomandon ti, po të jap fjalen! Më sill një kuti me vota…

-E do bosh apo plot?

-Të dh..es mu në surrat, kujt i tregon kutinë bosh ti??! Plot edhe të jenë të gjitha me vota për PD-në!! Përparaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!

Kur arrin në këtë pikë Doktori, unë e Ylliu nuk kemi nevojë më për komandë, po i vervitemi sa hap e mbyll sytë përsipër si rrufe dhe e vemë poshtë duke i dhënë ilaçin e gjumit!

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *