Doktori mëson domino

anazapta

 U mblodhëm si përherë tek zyra jonë e opozitës, unë, doktori dhe Kaçi. Unë kisha marrë ca raki me vete

– Gezuar o Doktor! Ja kete do e pimë per zerin tend qe me eshte bere si i bilbilit!

– E me kan ndryshuar pakez notat po do e kap perseri noten “Do”ne mezzo forte – më përgjigjet Doktori duke krruar fytin

–  Opo nuk ta kam merakun une ty, vetem ruaj figuren pa zeri sa here te ka ikur e te ka ardhur perseri ty aq te mira qofshin!

– Si shume i gezuar me dukesh Hysni!te kan shkuar buzet vesh me vesh!

– E po nuk e fsheh dot, o Doktor! Të kam blerë një palë domino! Ti nuk pi raki, kështu që duhet te mesosh dominon qe ta kalosh per qef!

– Nuk me hyn ne pune Hysni se une do jem ne pushtet perseri!

– Po keto qe te mesova une edhe per pushtet jane,se cfare do besh ti ,ja merr edhe Bujar Nishanin edhe I kepusni ndonje dore domino e nga nje teke raki nje here ne presidence e nje here ne kryeminstri,se sa te bredhesh ferr me ferr e tunel me tunel!

– Dominoja nuk me duket loje serioze,Hysni,pastaj une jam intelektual,sikur nuk ka lezet!

– Cfare thua o tu shofte raca, po ku ka loje me serioze se dominoja?! {o e di sa shqipatr jane rrahur e zemeruar vetem duke lozur domino?!

– joooo,se kam iden,

– Me shume nga cka rrahur e keqtrajtuar policia jote nga 1992-1997-en

– po e zmadhon shume,se ai numer nuk arrihet me. Se atë kohë nuk ka ngelur burre pa ngrene nje dacke polici demokratik!

– Ore degjom mua ti,me seriozisht se marrim ne dominon nuk marrim gje tjeter dhe nuk ka sport qe lozet me seriozisht ne shqiperi! une habitem si nuk eshte krijuar federate e dominose

– oh  oh sa po e ekzagjeron ti!

– Jo o Doktor, e vërtetë është. Një shok yni u nda nga gruaja vetem per sportin e dominosë!

– He mos ja fut kot tani!

– Ështe e vertet ore. Ishte kampion i lagjes ne domino, dhe në shtepi kur donte të bënte dashuri me gruan e kishin lene qe te perdornin shprehjen “do bejme nje domino” Edhe do ti nje natë sa doli nga dushi, ishte I zhveshur dhe gruaja i tha me shaka: “Do bejme nje domino?”. Ai u be tym edhe i tha, jo nuk do e bejme se ti, “më pe gurët”, kjo është hile. Sado që përpiqej ta kthente në shaka ajo e shkreta: “Po hë mo se e di unë që Dysh-Njësh ke ti, çfarë guri të shoh…”, aha… Ishte prekur ne sedren e lojtarit ai dhe nuk leshonte pe e u be sherri sherr, gruaja u merzit edhe I tha qe ti je budalla. Ai e rrahu, e keshtu u ndanë!

– jo kjo ska bere vaki!

– ore degjomë mua ti se je mesuar keq ti, po hajt meso domino se do te duhet!

– do e mesojme me guret e dominoes apo me guret tane – u hodh Kaci qe nuk kishte folur deri ather!

– po ne njelloj I kemi guret te tre I thash une!

– jo jo ate mos e thuaj ti, se une kam me shume

– pse, sa ke ti?! – pyeta une e Doktori me nje ze,te habitur

– une kam 1-sh /3-sh

– bo bo – ulertime ne te dy – ndaj breth si maniak ti harbut parti më parti..

– E mire une e Doktori kemi te njetet gure! – thashë unë

– Jo jo Hysni ,

– Pse sa ke ti? – uleritem ne nje ze une dhe Kaci

– une? Unë kam dopio 1-sh – tha Doktori,

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *