Doktori shkon për serenatë poshtë dritares së Ilirit

anazapta

–          Eh, po ai Ilir Meta pse ma dhjeu! – më tha mbrëmë Doktori

–          Po hiqe mendjen nga ai, o Doktor.

–          E po ja që nuk më shkulet. Si mendon ti Ylli? – kërkoi ndihmë nga Ylli

–          Aman edhe ti o Shaban Norja, po ne jemi ndarë nga gratë e nuk po e rrujmë e qethim, ti ke gjysmën e qeverisë të divorcuar dhe rri e vret mendjen pse të la ilir Meta!

–          Jam i ndjeshëm une, o Ylli, i përjetoj gjërat me shpirt!

–          Epo ç’të them unë. Do të vemi t’i lutemi një herë me serenate tek shtëpia mbase pranon!

–          Hajt ngrihuni! Merr kitarën, Ylli, – tha Doktori.

–          O Shaban! Bëra shaka, nuk do bëjmë si të çmendur tani, se cipë e bojë nuk na ka mbetur, po kjo nuk bëhet!

–          Pse, ç’të keqe ka? Kjo është si xhentëllmen. Mbase preket, i kujtohet koha kur ishte me mua dhe ndërron mendje!

–          Po pse duhet të vemi ne, o Doktor? Ti fitoren e ke të sigurt, pse duhet të bëjmë veprime të tilla! Se nuk kemi as moshë për këto pelivanllëqe!

–          Kjo na tregon modern, Hysni. Hajt të vemi tani!

–          Dëgjove, o balash? – i ulërita unë Yllit. – Ti e ke fajin me serenatat e tua të pjerdhura!

–          Ore! Po unë po tallesha!

Ma mori zvarrë Doktori, ndaluam tek vila e Metës. Ylli filloi me Kitarë, kurse Doktori ia mori këngës.

Ti më rrije në dritare,

Unë të rrija përkarshi,

Të lutem, o Ilir Meta,

Hajde prapë ne qeveri!

Do ti? Kur del Iliri në dritare edhe ia jep përgjigjen me këngë:

Se vitet ikin tutje,

Ato ikin nji nga nji,

Ik Sali, je plak,

Me ty s’merret njeri!

–          Bo bo, ma dhjeu përsëri, – u pezmatua Doktori!

Mua më erdhi keq edhe i bërtita Ilirit:

–          Të të vijë zor që ia thyen zemrën këtij plaku. I vjetër ishte edhe vjet në këtë kohë, kur t’i jepte dhjeçkat një nga një, nuk u bë plak tani!

–          Ik ti, Hysni, – më tha, – se kam respekt për ty!

–          Ikim, o Doktor, – i thashë unë, – nuk nxorëm gjë në shesh!

Ikëm si të dhjerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *