– Eh, po ai Ilir Meta pse ma dhjeu! – më tha mbrëmë Doktori
– Po hiqe mendjen nga ai, o Doktor.
– E po ja që nuk më shkulet. Si mendon ti Ylli? – kërkoi ndihmë nga Ylli
– Aman edhe ti o Shaban Norja, po ne jemi ndarë nga gratë e nuk po e rrujmë e qethim, ti ke gjysmën e qeverisë të divorcuar dhe rri e vret mendjen pse të la ilir Meta!
– Jam i ndjeshëm une, o Ylli, i përjetoj gjërat me shpirt!
– Epo ç’të them unë. Do të vemi t’i lutemi një herë me serenate tek shtëpia mbase pranon!
– Hajt ngrihuni! Merr kitarën, Ylli, – tha Doktori.
– O Shaban! Bëra shaka, nuk do bëjmë si të çmendur tani, se cipë e bojë nuk na ka mbetur, po kjo nuk bëhet!
– Pse, ç’të keqe ka? Kjo është si xhentëllmen. Mbase preket, i kujtohet koha kur ishte me mua dhe ndërron mendje!
– Po pse duhet të vemi ne, o Doktor? Ti fitoren e ke të sigurt, pse duhet të bëjmë veprime të tilla! Se nuk kemi as moshë për këto pelivanllëqe!
– Kjo na tregon modern, Hysni. Hajt të vemi tani!
– Dëgjove, o balash? – i ulërita unë Yllit. – Ti e ke fajin me serenatat e tua të pjerdhura!
– Ore! Po unë po tallesha!
Ma mori zvarrë Doktori, ndaluam tek vila e Metës. Ylli filloi me Kitarë, kurse Doktori ia mori këngës.
Ti më rrije në dritare,
Unë të rrija përkarshi,
Të lutem, o Ilir Meta,
Hajde prapë ne qeveri!
Do ti? Kur del Iliri në dritare edhe ia jep përgjigjen me këngë:
Se vitet ikin tutje,
Ato ikin nji nga nji,
Ik Sali, je plak,
Me ty s’merret njeri!
– Bo bo, ma dhjeu përsëri, – u pezmatua Doktori!
Mua më erdhi keq edhe i bërtita Ilirit:
– Të të vijë zor që ia thyen zemrën këtij plaku. I vjetër ishte edhe vjet në këtë kohë, kur t’i jepte dhjeçkat një nga një, nuk u bë plak tani!
– Ik ti, Hysni, – më tha, – se kam respekt për ty!
– Ikim, o Doktor, – i thashë unë, – nuk nxorëm gjë në shesh!
Ikëm si të dhjerë.