– Hysniiiiiiiii, nuk po vjen njeri tjetër të më shikojë. Vetëm Genci!
– Oh, prit, se po të vjen Tritan Shehu. – U afrua Tritani po e shikonte mirë mirë si Doktor që ishte, edhe filloi.
– Zgjohu, o komandant, zgjohu se kemi goxha betejë përpara. Ngrihu edhe një herë e bëje ashtu si e bëmë në 26 maj. Dërrmoji këta të mallkuar opozitarë që nuk rrinë rehat, por duan të na marrin pushtetin, pushtetin qe e kemi fituar duke u rrahur me njëri-tjetrin. Ti vërtet ke bërë babime. Edhe mua më ka ngelur qejfi kot se ti ke pasur të drejtë në rrugën tënde. Partinë Demokratike e bëre me të vërtetë Demokratike. Ti shkove aq larg sa bëre edhe Partinë Socialiste Parti demokratike. Ti marrësh opozitës Kastriot Islamin e ta fusësh në krye të listës së PD-së, është njëlloj si PS-ja të marrë Jozefinën e ta vendosë në krye të listës së saj. Sa largpamës që je o i shtrenjti im.
E di që do ngrihesh përsëri, se ti kurrë nuk mposhtesh, nuk ka sëmundje për ty, nuk ka vdekje për ty që gjithë jetën tënde e shkrive për demokracinë. Në faktën gjysmën, se gjysmën ishe me atë partinë tjetër, por kjo gjysma është ajo që ndrin e rrezaton, që na ngroh e na gëzon e që pasurinë na shton.
– Bobo, – më thotë Ylli duke pëshpëritur. – Ky qenka i hatashëm fare.
– Lëre se është dobiç, – i thashë unë. – Është doktor ai, e kuptoi lojën më duket, e di që nuk është në koma.
– Me të vërtetë? – u habit Ylli.
– Mos e shiko se duket ashtu si koqe, po nga mjekësia merr vesh ai, ndaj dëgjomë mua se po ia thotë kastile se e di që e dëgjon.
– Unë po iki, Doktor, – vazhdonte Tritani, – po ti mos e zgjat shumë, se jemi në fushatë dhe ti e di që për ne demokratët “pushteti është më i rëndësishëm se shëndeti”. Jam i sigurtë se do të ringjallesh edhe këtë herë. Ti nuk pordhe në 1997-n, nuk ke pse pjerth tani. Ngrehu se po afron edhe 26 Maji, dita e fitores sonë më të thellë në historinë e rruzullit tokësor. Ngrihu ta festojmë ashtu si na ka hije.
Iku Tritani, dolëm unë e Ylli.
– Ky është i paparë, – foli Doktori.
– Ore po lëre se na kuptoi më duket, – i thashë unë, po ishalla nuk u thotë të tjerëve!
– Si i durove gjithë ato lajka, o Doktor? – i tha Ylli. – Të m’i kish thënë mua ato që të tha ty, unë do isha ngritur, do e kisha vënë poshtë e do i kisha futur një të q… se unë kam një jetë të tërë që merrem me atë punë, po dashuri të tillë nuk më ka shprehur ndonjë femër, e jo mashkull.
– O po, ku të rreh ty e ku na rreh ne.

Dritan Gagaci kur ishte Kryetar i PD rrihej nga Saliu cdo dite si gomari ne duhan, nga fundi Doktori Kriminel e dergoji anesteziztin ne Lushnje ku hengri PRAS , sa nga goja dhe nga bytha. Ne lajmet e darkes del ne TVSH e thote toci, qe u mora vesh me protestuesit, por kishte shume dhimbe nga mbrapa.
si mund te ndjehet familja e dr.tritanit pas kthimit te ketij (tritanit )nga emisionet e shpeshta neper media ?
nuk e ndjekin fare ?!
Si Saliu dhe Tritani jane nga i njejti brume. Per ata interesi i familjes quhet demokraci. Ne i kemi quajtur te kulturuar por jeta po tregon se jane injorante e antidemokrat. Koha do provoje edhe ne se jane tradhetar? Po kesaj radhe do tu ngec sharra ne gozhde, prandaj duhet ti kerkojne Bashes qe tu pergatis vendin ne Tufine.
Do votojme posi porjo per djalin e bllokut qe na lane me buke thate dhe na kishin mbyllur ne thes, dhe kanalet e TV na i hiqnin, per makina e tjera mos e pyet fare, edhe gojen ne a kishin mbyllur, po e hape shkon ne burg ti dhe fisi ne internim. Shqiperia duhet te ndjeke kursin perendimor dhe jo te udhehiqet nga bijte e nipcet e bllokut te cilet nuk i tradhetojne idealet e eterve te tyre packa se bejne sikur jane modernizuar, me veprimet e tyre e kane treguar se nuk duan qe te hyjme ne Europen kapitaliste. Rinia shqipetare do perendimin, ate te cilin na e ndaluan per 55 vjet prinderit dhe shume anetare te PS. Per PS do te votojne vetem xhaketat e vjetra dhe familiaret e tyre deri tek nipcet, qe kane humbur privilegjet ne demokracine perendimore.