Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Presidenti amerikan Bajden ka krijuar një momentum të ri të jashtëzakonshëm diplomatik për Kosovën dhe për Ballkanin, që ka pasur dhe do të ketë efekte në rajon.
Një dëshmi është për këtë tronditja e pazakontë psikologjike e presidentit serb Vuçiç, i cili në mëngjesin herët të 15 qershorit, nga hoteli në Bruksel ku ndodhej për takimin e nivelit të lartë atë ditë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, urdhëroi ngritjen në alarm luftarak të 15 mijë ushtarakëve dhe oficerëve të ushtrisë serbe në gjithë territorin vendit për të provuar gatishmërinë luftarake dhe për të nisur manovrat ushtarake “Goditja e rrufesë 2021”.
Një absurditet tipik i kohës së Millosheviçit, i cili bënte gjëra të tilla mburravece kur po i shtrëngohej morsa e presionit amerikan dhe atlantik pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërkombëtare të Rambujesë nga Kosova dhe refuzimit të nënshkrimit të saj nga Serbia.
Nuk ka informacion nëse diplomatët e lartë të BE, që ndërmjetësuan dialogun Vuçiç-Kurti në 15 qershor, i bënë ndonjë vërejtje presidentit serb për atë veprim alogjik, por e sigurtë është që mediat ruse i bënë jehonë të madhe urdhërit të presidentit serb për të ngritur në këmbë forcat ushtarake serbe ditën e dialogut në Bruksel. Është sintoni serbo-ruse për sabotimin e dialogut.
Pak rëndësi ka që presidenti serb kërkonte me këtë rast t’i jepte zemër vetes dhe grupit ultranacionalist serb, që e mban në pushtet. Domethënia diplomatike e këtij veprimi të disekulibruar është se presidenti serb shkoi në takimin e nivelit të lartë të dialogut Serbi-Kosovë, të ndërmjetësuar nga BE, me qëllimin e vjetër për ta dështuar atë.
Natyrisht takimi i parë politik i nivelit të lartë midis presidentit të Serbisë Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Kurti në Bruksel në 15 qershor dështoi, sepse presidenti serb refuzoi të reflektonte momentumin e ri të krijuar nga politika e re e presidentit amerikan Xho Bajden për dialogun Serbi-Kosovë dhe për Ballkanin. Pas takimit të Brukselit presidenti serb deklaroi në 15 qershor në media se “unë thashë se ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën”, duke pohuar kështu absurditetin se si mund të bëjnë dialog dy shtete, që nuk njihen midis tyre, nëse nuk hapin së pari derën e njohjes.
Presidenti serb nuk ka kuptuar akoma se me presidentin e ri amerikan erdhi edhe një doktrinë ere ballkanike amerikane, e cila nuk e sheh më politikën e jashtme si kompani biznesi me bilance në shifra humbjesh dhe fitimesh, por e sheh si fushë e promovimit, mbështetjes dhe zhvillimit të interesave strategjike të SHBA dhe të aleatëve të saj në rajon.
Presidenti amerikan e dërgoi zyrtarisht sinjalin e parë presidencial në adresë të presidentit serb Vuçiç, kur në telegramin e 15 shkurtit 2021 për përvjetorin e festës shtetërore serbe i përcaktoi se në qendër të dialogut Serbi-Kosovë duhet të vendoset njohja reciproke midis dy shteteve fqinjë. Ishte një impostim i ri i drejtë dhe realist, diplomatik dhe strategjik, i dialogut Serbi-Kosovë, që ka dhjetë vjet që torollitet nëpër tautollogjinë burokratike diplomatike,(dhe disa herë filoserbe), të BE. Duket se në Beograd mungesa e realizmit dhe ndikimi rus penguan që të kuptohet si duhej serioziteti i angazhimit të ri të SHBA për zgjidhjen e dialogut Serbi-Kosovë dhe të problemeve të stabilitetit dhe të demokracisë në rajonin e Ballkanit.
Ahere në 8 qershor kemi aktin e madh me efekte panballkanike të shpalosjes konkrete dhe të detajuar të doktrinës Bajden për Ballkanin, kur për herë të parë përkufizohet misioni i ri i SHBA në rajon kundër korrupsionit dhe ndaj gjithë atyre politikanëve në rajon, që destabilizojnë Ballkanin, për t’u realizuar si pjesë përbërëse e platformës zyrtare amerikane të mbrojtjes së interesave strategjike të politikës së jashtme të SHBA.
Novacioni diplomatik i doktrinës së presidentit Bajden për Ballkanin duket jo vetëm nga vendosja e luftës kundër korrupsionit në Ballkan si detyrë e angazhimit diplomatik dhe strategjik amerikan, por sidomos nga paralajmërimi i drejtpërdrejtë për politikanët, zyrtarët dhe forcat politike të rajonit, që do të përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.

Është një Urdhër Ekzekutiv i presidentit, që i prek të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, të cilët shohin për herë të parë se të ashtuquajturat çështje të brendshme si korrupsioni apo autoritarizmi apo minimi i stabilitetit në vendet e Ballkanit bëhet tashmë pjesë e interesit strategjik të politikës së jashtme të shtetit më të fuqishëm demokratik të botës Mburravecët ballkanikë të hijes së mëngjesit do të bënin mirë me këtë rast të kujtonin se ku janë paraardhësit e tyre mburravecë rajonalë si Sadam Hyseini, Muamar Gadafi, Mubaraku, Millosheviçi, etj.
Kushdo, që ka ndjekur dinamikën e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor vitet e fundit, e lexon qartë se doktrina e re ballkanike Bajden i drejtohet në rradhë të parë Serbisë si shteti kryesor destabilizues dhe si aleati i vetëm strategjik i Rusisë dhe i ndërhyrjes ruse në rajon. Serbia është gjeneratori kryesor i dy vatrave të tensionit, që po ziejnë sot në rajon në emër dhe me nxitjen e interesave ruse. Këto vatra janë Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilat Serbia dhe presidenti Vuçiç po kërkojnë t’i konservojnë si konflikte të hapura, duke luajtur një lojë të rrezikshme destabilizuese.
Presidenti Bajden e përcaktoi qartë qendrimin dhe zgjidhjen për dialogun e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, që është njohja reciproke midis dy shteteve, pas së cilës mund të zhvillohen bisedime për çështjet e hapura midis tyre.
Duket nuk u vendos rastësisht dhe u krijua një konfuzion në disa qarqe diplomatike ballkanike përse presidenti Bajden përfshiu në Urdhërin e tij Ekzekutiv në rreshtimin e dokumentacioneve dhe akteve ndërkombëtare për rajonin edhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.
Presidenti amerikan e përfshiu, sepse SHBA e lexojnë drejt dhe siç duhet atë rezolutë, dhe jo si Rusia dhe Serbia, që e deformojnë gjithë ditën. Për SHBA pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB, ashtu siç ka vendosur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në korrik të vitit 2010.
Për SHBA rezoluta 1244 është sanksionimi i largimit të tërësishëm të forcave ushtarake dhe policore serbe nga territori i Kosovës. Për SHBA rezoluta 1244 nuk i takon Serbisë, sepse ajo nuk e përmend asgjëkundi emrin Serbi dhe rezoluta i takon një shteti, që nuk ekziston më. Për SHBA rezoluta 1244 nuk takon Serbisë, sepse sipas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të dhjetorit 2004 Serbisë nuk i takon asnjë referencë në aktet e OKB, sepse në atë kohë ajo nuk ka qenë anëtare e OKB.
Në këtë interpretim Uashingtoni e njeh rezolutën 1244 dhe Urdhëri Ekzekutiv kërkon që edhe Serbia ta pranojë në këtë frymë. Rusia dhe Serbia e dinë fare mirë këtë qëndrim të SHBA, ndaj nuk u ndjenë kur e lexuan në Urdhërin Ekzekutiv të presidentit amerikan përmendjen e rezolutës 1244.
Urdhëri Ekzekutiv i kërkon Serbisë të respektojë Marrëveshjen e Dejtonit.
Një paralajmërim të fortë e mori Serbia edhe nga mbështetja e fuqishme që shprehu samiti i NATO-s në 14 qershor për integritetin dhe funksionimin e shtetit të Bosnje-Hercegovinës dhe për aspiratat e tij euroatlantike. Si një paralajmërim ndaj Serbisë duhet konsideruar edhe përmendja në Urdhërin Ekzekutiv e Marrëveshjes së Prespës e vitit 2018 për emrin e Maqedonisë, sepse dihet që Serbia dhe Rusia ndërmorën veprime diversioniste dhe sabotuese për të penguar nënshkrimin e asaj marrëveshje, e cila hapi rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Doktrina e re Bajden për Ballkanin krijon një momentum të ri, të cilin duhet ta kapin Kosova, Serbia, Shqipëria dhe BE. Doktrina Bajden sinjalizon se për dialogun Serbi-Kosovë ka zbritur momenti dejtonian, kur Serbia e vënë me shpatulla pas murit nga SHBA dhe NATO u detyrua të njohë tre shtetet e para të pavarura, që dolën nga federata komuniste jugosllave.
Është në të mirë të Serbisë dhe të rajonit që stabilizimi dhe vendosja e bashkëpunimit të plotë në Ballkanin Perëndimor të bëhet në rrugën e reflektimit realist nga udhëheqja politike e Serbisë për situatat e reja ndërkombëtare. Intransigjenca allamillosheviçiane e presidentit aktual serb, i cili dy ditë përpara i bënte apel presidentit rus dhe Rusisë që ta ndihmonin të dalë nga trekëndëshi i Kosovës, nuk mendohet se do të shërbejë si gomë shpëtimi.
Don apo nuk don presidenti serb Vuçiç, njohja e Kosovës nga Serbia do të bëhet, ashtu siç u detyrua ta bëjë pa dëshirë Serbia në 1995 dhe të njohë gjithë shtetet, që dolën nga ish-Jugosllavia. Vonesat janë kosto politike, shtetërore dhe personale për presidentin serb Vuçiç.
Ka qenë e drejtë zgjedhja e Prishtinës për impostimin e platformës për dialogun me Serbinë në qendërzimin e çështjes së njohjes reciproke midis dy shteteve, ashtu siç rekomandon presidenti amerikan. Adoptimi i kërkesave dhe i qëndrimeve të doktrinës ballkanike Bajden është në përputhje me realitetin e interesave shtetërore e kombëtare të shtetit të pavarur të Kosovës.
Doktrina e re ballkanike Bajden kërkon gjithashtu sintonizimin e politikës ballkanike dhe të diplomacisë së Shqipërisë në rajon. Shqipëria nuk mund të guxojë t’i japë frymëmarrje diplomatike dhe alibi Serbisë duke qarkulluar tezat serbe të “pamundësisë së njohjes”. Dashuria e qeverisë së Shqipërisë për Amerikën nuk ka asnjë kuptim pa dashurinë e qeverisë së Shqipërisë për Kosovën.

Lexoje or rame brekushja,lexoje Shaben Muratin,,pastaj vur ministre te jashtme VELINAT E GRXHALLIUT.
Gadafi kishte 2 mije gardiste,po s`e rruajten dot diten e kiametit,,perfundoi ne tubacionin e haleve..
Lexoje edhe nje here Shaban Muratin,,pastaj dergoji me urgjence DETIN e bukur te Jonit,ne Hage.
Diten e Kiametit do te jesh vetem dhe nuk te mbrojne dot ministresha e Ushtrise se shpartalluar,as ministresha e haremeve te perbrendeshme.
Analizat e panoramat tuaja lexohen me ,endje e interes i nderuar Shaban.Ne kete rezyme nuk arrita ta kuptoj domethenien e nenkuptimin per nje flirt midis shqiperise dhe Serbise.Nese keni fakte do beni mire te na i thoni qe te dime dhe ne si popull te mbajme qendrim ndaj qeveritareve tane.Respekte
Ku ka fakte Shabani. Ku eshte pare te Flirtoje Shqiperia me Serbine,. Flirtimet i bejne zockat e bukura.
Ramuti i ka hapur kembet para Serbise si kurve e ndyre e Dules qe eshte
Ah, more Shabe, problemi mbare shqip
tar nuk qendron fort te maredheniet
Shqiperi-Serbi por te shkopinjt qe i futin
nen rrota partite diabolike ne Shqiperi e
Kosove qe duan doemos percarjen ! Klasa politike retrograde, sidomos ajo e
djeshmja qe sot eshte ne oppozite i ka
shume borxhe shqiptareve kudo ku jane ! “Doktrina a Baiden “ , idem “Dok-
trina Monro” per Ameriken Latine ka si
piksynim :””Ballkani per ballkanasit” , pa
nderhyrjen e Rusise apo Kines ne kete
rajon (sqarim: leitmotivi i “Doktrines Monro” ishte dhe mbetet edhe sot e kesaj dite: Amerika per amerikanet” !
Behet fjale si kontinent: (Amerika Veriut
dhe Amerika Latine) ! Prandaj kur ju zoti Shaban, si nje nga njohesit me te
mire te ceshtjeve ballkanike dhe sido-
mos te bizantinizmit ballkanik i vini shume rrotull gjerave pa vene “gishtin ne plage qe ka shekullisht Ballkani :
Percarjen fale partive politike qe kur jane ne oppozite hedhin bomba molo-
tov ne parlament e kudo dhe kur behen
posits ndryshojne gjuhen dhe qendrimin
ne 180 grade te A.Zheit ?! Keto qendri-
me bipolare hipokrite bizantiniste qe
praktikojne keto parti shqiptare me qellim elektorati e kane demtuar dhe demtojne tmerresisht ceshtjen shqipta-
re dhe Bota nuk na ka aq faj sa kemi vete ne si shqiptare qe per “Inate te nu-
ses shkon e flene me mullixhine ! Kaq
sa per “engledisur” , ! Pershendetje gjithe stafit te gazettes se nderuar “DITA” ……!!
Ballkani ka te pakten nga lufta ne Kosove 1999 qe eshte nje rezervat i eksperimenteve amerikane. Jane eksperimentuar qeverisje te deshtuara te mbajtura me serum vetem per hir te servilizmit ndaj Amerikes. Diplomatet amerikane jane pushtetet reale ne Ballkan, qeverisjet ballkanase jane vetem kukulla te tyre.
E gjitha kjo ka sjelle nje Ballkan ku klika te korruptuara mbajne pushtet vetem sipas shkalles servilizmit ndaj ndihmes-zevendes-Sekretareve te Shtetit.
Doktrina Biden eshte nje utopi qe synon te laje mutin me shurre ne politiken e der tashme amerikane ne Ballkan.
Amerika cliroi Kosoven.Shkopinjte nen rrota Kosoves ja vune francezet dhe ruset,qe zune uren e Ibrit dhe spastriuan ethnikisht Mitrovicen.
Shkopinjte nen rrota shqyptarise ja vene sejmenet e sllavit dhe grekut,qe po dergojne kufijte detare ne Hage.
Me vjen keq mor alphaide sepse pata menduar se je nje njeri i drejte dhe mendon sadopak per te ardhmen e shqiptareve kudo qe jan por qenkam gabuar rende sepse shoh qe qenke nje njeri servil i nje partie (ose i punesuar ) qe nuk sheh me larg se hunda jote dhe idealet e partise tende.
E lexova seriozisht, por kur arrita te ai rreshti Don apo nuk don presidenti serb Vucic, me erdhi per te qeshur
I nderuar zoti EDI ! Ju nuk jeni “gabuar
rende” por shume rende ! Per t’ju
shpjeguar juve aresyet pse e kam shkruar kete koment me ate fryme duhet kohe dhe durim, gje qe per moshen qe kam nuk arrije me t’i thene te gjitha sa e si mendoj ! Nje duhet te dish: Une s’kam nevoje absolutisht per
asgje ne kete bote ! I kam kapercyer 8
(TETE)‘demandar ! Kam nje page mu-
jore sa nje deputetin tuaj, 4 (later) dok-
torre qe kujdesen per mua , ilacet pa
I marr pa asnje lek . E gjithe familja ime
me tre diem, tri nuse dhe 3 niper e nje
mbese , kush si une ….Nuk ia kam nevojen asnje rit ne kete bote vecse borxhe i kam Marksit kur thote: “Qenja
shoqerore percakton ndergjegjen sho-
qerore” ! Kjo e fundit per humor!
Shenim: keto jua thashe zoti EDI jo per t’u mburrur por per te treguar se nuk jam servil i askunt mbi toke pevec zotit !
Korigjim, jo “demandar” por DEKADA
Gjithmone mjeshter, gjithmone i pa asnje konsumuar nga vitet, i madhi Shaban Murati.
O Shabë. Sa fallco po tingëllon more burrë i dheut!! Edhe ti vetë e di që je fallco në këtë “analizë”. Si të thanë nga Nishi? Lavdëroje ca Bidenin, por lavdëro edhe Albinin. Se ashtu është një punë. E di vetë ti.
Joe Biden eshte nje idiot dhe gafaxhi qe la nam ne Angli me gafat e tij gjate takimit te G7 Amerika eshte zhytur nen nje krize te papare ekonomike, sociale dhe ideologjike. Krimi. droga, vrasjet, bandat, hajduteria, konflikti midis te bardheve dhe te zinjve dhe midis liberaleve dhe konservativeve eshte shume i madh ne Amerike. Perrallat e ketyre qelbesirave aAmerikane nuk i beson njeri sepse kemi 30 vjet qe degjojme premtime per cekun e bardhe qe nuk erdhi kurre. Amerika ka frike nga Futja e Kines me Rusine ne ballkan dhe po ben perpjekje te deshtuara.
Lakohet shume termi”Ballkan”.Une shoh qe ballkani eshte i ndare,disa me rusin,disa me europen,disa me turkun.Kjo bazohet te rrenjet historike.Amerika futet si xholi ne letrat,por qe realisht nuk ka ndikim.Themi ne ne shqiperi :amerika,amerika….20x por koken e kane nga dumbaben.Eshte e qarte per kohen ;Kush hedh para me shume ,hedh rrenje,por rreziku eshte se ne se keto shkojne ne individe populi zhgenjehet dhe hedh syte te dikush tjeter .Prandaj kemi nje coroditje poltike.Shaban Murati ka te drejte ne kete rast lidhur me Biden qe ka prioritet luften ndaj korupsionit.Te shohim me sa force do te jete kontributi i Amerikes .Mos presim rezultate per 1ose 2 vjet .Keto pune jane afat gjata por cekani duhet te ndiehet gjihithmon qe reh,jo me fushata.