Dokument i vitit 1830: Kënga e rrallë e marinarëve ilirë për bukuroshet e tyre

DITA Online

 

Nga Aurenc Bebja, Francë*

Në librin me titull “Le Chansonnier des grâces: avec la musique gravée des airs nouveau”, botuar në vitin 1830 në Francë, gjejmë, në faqen e tij n° 165, një këngë të rrallë dhe të bukur të marinarëve ilirë, e sjellë në gjuhën frënge nga poeti romantik francez, Evariste Boulay – Paty (1804 – 1864).

Këto vargje janë thurur asokohe për gratë ilire, të cilat prisnin në breg kthimin e marinarëve të tyre. Lundrimi i trimave ilirë ka qenë disi i vështirë për shkak të pengesave të ndryshme, megjithatë ata nuk janë dekurajuar.

Madje, tingujt e kësaj kënge për bukuroshet e tyre kanë qenë motivues për të kapërcyer çdo vështirësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim këngën e plotë, sjellë ekskluzivisht në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Hëna shkëlqen dhe rrëshqet në mesin e yjeve,

Gjiri reflekton kaltërsinë e qiellit të kthjellët;

Dhe flladi i mbrëmjes, i butë në ballin e marinarit,

Nuk fryn më mbi velat tona li të bardhë.

Pisombo! Pisombo! *

Le të përkulemi duke kënduar, dhe rremi i gjatë

Të ngrihet hijshëm e të zbresë me ritme të barabarta !

Harmonia e muzgut të tij është bukuria e ujërave.

Të nanurisemi e ta çajmë shkumën me tehun e tij !

Pisombo! Pisombo!

 

Të lundrojmë në vallen e gëzueshme të vajzave nga Raguza,

Me gërshetat e gjata, lëkurën e bardhë dhe syrin e zi;

I dëgjoj këngët e tyre larg në qetësinë e mbrëmjes;

Por një vonesë e paparashikuar na pengon nga dashuria e tyre.

Pisombo! Pisombo!

Ta sigurojmë të dashurën tonë të ulur në plazh;

Se kënga jonë, duke njoftuar kthimin,

Shtrihet mbi valët ku mbretëron një gjysëm-ditë

E ky refren i ëmbël të fluturojë deri në breg!

Pisombo! Pisombo!

* Marinarët ilirë përsëritnin këtë fjalë kur këndonin gjatë lundrimit me qëllim për të akorduar lëvizjet e tyre.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Share This Article
4 Comments
  • “Në librin me titull “Le Chansonnier des grâces: avec la musique gravée des airs nouveau”, botuar në vitin 1830 në Francë, gjejmë, në faqen e tij n° 165, një këngë të rrallë dhe të bukur të marinarëve ilirë, e sjellë në gjuhën frënge nga poeti romantik francez, Evariste Boulay – Paty (1804 – 1864).”
    e para
    a mund ta përkëtheni në shqip titullin??
    për fat të keq vetëm frëngjishtja më ka mbetur pa e mësuar!!
    së dyti
    kjo këngë është bërë nga ” poeti romantik francez, Evariste Boulay – Paty (1804 – 1864).”apo ai e ka marrë nga diku?nëse ai e sjell,si mund të kuptohet në ship,pra nuk e ka bërë vetë,por e ka marrë nga diku/dikush tjetër,duhet të sillet dhe referenca se kush ka qënë burimi!!
    mesa di unë deri më sot nuk kemi asnjë gjë të shkruar në ilirisht!
    nëse zotëria ka një gjë të tillë të shkruar në ilirisht atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me shkrimin e parë ilir!
    nuk dini se çfarë të shkruani dhe merrni çdo gjë që gjeni dhe e lëshoni si lopa bajgën!!skeni faj o “bij të mileniumit të ri”!!

  • Nuk eshte hera e pare qe Bebja nga Klosi i Matit sjell ne kete gazete cudira sharlatanesh.Une nje pyetje do
    t`i bej Bebjes.A ka pasur yt ate nje liber ne shtepi,pervec bllokut te kooperatives?Pse e bej kete pyetje.Sepse katundaret e pakulturuar,pa tradite ne kulture,me njohuri te percipta per historine,gjuhesine,kulturen,jo vetem bien pre e fallsifikimeve ,por rreken te na bejne budallenj me mufkat e tyre.Ne vend qe ta titulloje:Vargjet e nje poeti frances per lundertaret ilire,e ben titullin si hajdari qe zbuloi maloku Sali Berisha ne parkun e lodrave te Erion Velise…Sa te merret me mashtrime historike dhe gjuhesore,une i sugjeroj ketij Bebjes te studioje.NQS ka ndonje orientim gjuhesor ose historik le te interesohet per historine e fshatit te tij Klos,qe ka nje etimologji interesante,vjen nga fjala Klisure,qe ne greqishten Bizantine do te thote ndarje,kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *