Gjatë viteve 1970 dhe 1980, një specialist i fertilitetit në Indiana, i quajtur Dr. Donald Cline inseminoi dhjetëra pacientë me spermën e tij, pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.
Historitë e disa prej këtyre grave dhe (të paktën) 94 fëmijëve biologjikë të Cline tregohen në një dokumentar të ri, Babai ynë, i cili u shfaq premierë në Netflix në maj.
Filmi, i cili përmban intervista me prindërit dhe fëmijët e tyre, si dhe të tjerë të afërt me situatën, tregon rrugën e vëllezërve dhe motrave drejt zbulimit të së vërtetës së prejardhjes së tyre biologjike dhe vë në pah zemërimin dhe vendosmërinë e tyre pasi nuk arritën të shihnin përgjigjen e Cline për krimet e tij në gjykatë.
Më poshtë traileri i dokumentarit:
j.l./ dita
