Dokumentari i Whitney-t prezantohet në festivalen e Kanës

Leda Hysa

 

Whitney Houston është abuzuar seksualisht kur ishte akoma fëmijë nga kushërira Dee-Dee Warwick, motra e madhe e të famshmes Dionne.

Lajmi tronditës zbulohet në filmin dokumentar “Whitney”, i shfaqur jashtë gare në festivalin e filmit në Kanë.

Regjisori Kevin Macdonald tregon detaje dhe episode intime të pa rrëfyera më parë të popstar-it, të cilat mund të kenë ndikuar në auto shkatërrimin që e çoi drejt vdekjes.

Gjithçka është realizuar nëpërmjet dëshmive dhe intervistave të familjarëve dhe personave të saj më të afërt.

Dokumentari mbi Whitney Houston, e cila u nda nga jeta në 2012 në moshën 48-vjeçare do të shfaqet në kinematë amerikane më 6 Korrik, kurse në ato europiane menjëherë pas verës.

l.h/ dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *