Dokumentari/ Kush ka tradhtuar në Kumanovë?

Elton Tafaruci

Dokumentari “E vërteta e 9 majit”, që u transmetua në Televizionin SHENJA, shfaq të gjitha pikëpamjet për atë çfarë në të vërtetë ndodhi në Lagjen e Trimave më 9 maj të vitit të kaluar.

Për detajet e asaj se çfarë i parapriu luftimeve dyditore, cila ishte atmosfera e përgjithshme politike në vend, cili është roli i shërbimeve sekrete maqedonase dhe i partisë shqiptare në pushtet, a ka mundur të parandalohet konfrontimi në një lagje të dendur me civilë, flasin ekspertë, aktorë direkt, avokatë, si dhe familjarë të të vrarëve, por edhe banorë të Lagjes së Trimave. Banorët e Lagjes së Trimave, por edhe familjarët e anëtarëve të grupit të armatosur që mbetën të vrarë, thonë se faji i drejtpërdrejtë për të gjitha ngjarjet, bie mbi partnerët qeverisës, e sidomos duke vënë theksin tek partneri shqiptar në koalicion, BDI.

 

Share This Article
1 Comment
  • Akoma ju gjurmet ju?!……. .Ujku jane sherbimet sekrete te huaja MIKE ….me radhe……,qe sakrifikuan keta djem per interesat e tyre dhe pike. Te njeten loje tentuan edhe me gjoja UCC por nuk ju heci ne Austri……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *