Dokumente false për azil, nis procedimi penal për kreun e pajtimit të gjaqeve

anazapta

Dokumentet false për të kërkuar azil në vendet perëndimore kanë çuar nën hetim kryetarin e Komitetit të Pajtimit Mabrëkombëtar, Gjin Lazër Marku, 54 vjeç, dhe të interesuarin, Abdullah Zabit Skeja, 27 vjeç.

Sipas policisë, procedimi penal në ngarkim të tyre ka nisur në kuadër të operacionit “Azilanti”. Operacioni e ka origjinën te bllokimi në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas i shtetasit Abdullah Skeja, i cili posedonte dokumente, të lëshuara nga ana e Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, si vërtetime hasmërie, në të cilat pasqyroheshin të dhëna në lidhje me hasmëritë, që ky shtetas dhe familjarët e tij kishin me një familje tjetër në Dibër dhe kërkonin azil në Kanada me dokumente të falsifikuara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *