Dokumentet, ISIS planifikon sulme hakmarrëse në Europë dhe Siri

DITA Online

Ndërsa “kalifati” i Shtetit Islamik është goditur rëndë, celulat e fjetura  po planifikojnë sulme hakmarrëse shkatërruese në Evropë dhe në Siri, mësohet në dokumentet e zbuluar së fundmi. Dokumentet, e siguruara nga Sunday Times, tregojnë se disa nga celulat e Shtetit Islamik po mbështesin xhihadistët të planifikojnë sulme të reja në qytetet europiane.

Të dhënat përmbahen në një hard drive, i cili mendohet t’i ketë rënë luftarëve të ISIS gjatë luftimeve me forcat lokale në shkretëtirën siriane në shkurt.

Duke këmbëngulur në origjinalitetin e saj, gazeta shkruan se e dosjet përmbajnë edhe detaje si funksionon grupi. Brenda saj, raportohet se ekzistojnë edhe  listat e emrave të luftëtarëve dhe armëve të caktuara, deri te buxheti për luftëtarët dhe gratë e tyre.

v.l/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *