Dokumentet sekrete: Rusia po “shkon” drejt Afrikës

Edona Llukacaj

Sipas disa dokumentave sekrete të zbuluara rishtazi, Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin e saj në Afrikë, nepërmes suportit për disa liderë aktual, duke u munduar të ketë liderë të rinj pro-Rusi apo dhe duke prishur marrëveshjet  ushtarake në kontinent nepërmjet agjentëve të saj.

Misioni për të rritur ndikimin rus në kontinent po udhëhiqet nga biznesmen Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin. Prigozhin, i cili njihet si “kuzhinier i Putinit” për shkak të kontratavetë kateringut me Kremlinin, është personi që, sipas raportit të ish-këshilltarit amerikan Robert Mueller, zhvilloi një fushatë të gjerë në mediat sociale në vitin 2016 për të ndihmuar në zgjedhjen e Donald Trump.

Në të njëjtën kohë, grupi Wagner, një kontraktor privat ushtarak i lidhur me Prigozhin, ka furnizuar mercenarë për të luftuar në Ukrainë dhe Siri.

Siaps dokumentave të zbuluara, një nga qëllimet e Rusisë në Afrikë është që të dobësojë ndikimin e SHBA-së dhe fuqive të mëparshme koloniale, si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Një tjetër synim është dobësimi i kryengritjeve “pro-perëndimore” në Afrikë. Dokumentet shfaqin intensifikimin e operacioneve të fundit të Prigozhinit në Afrikë dhe ambicjen e Moskës për ta kthyer rajonin në një qendër strategjike të vetën.

Në vitet 2000, Putin kishte pak interes për Afrikën. Por sanksionet e vitit 2014, pas aneksimit të Krimesë, kanë nxitur Moskën të kërkojë “miq” të rinj gjeopolitikë si dhe mundësi për biznes.

Për momentin, Rusia ka një prani ushtarake dhe mision paqeruajtës në Republikën e Afrikës Qendrore, e cila është përshkruar si një zonë “strategjikisht e rëndësishme” dhe një “zonë tampon midis veriut musliman dhe jugut të krishterë” në Afrikë. Sipas dokumentave, kjo i mundëson Moskës të përhapë ndikimin “në të gjithë kontinentin”, si dhe kompanitë ruse të bëjnë “sulme” fitimprurëse minerare.

Deri tani, Moska ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me rreth 20 shtete afrikane. Për më tepër, Kremlini ka deklaruar se do të organizojë takimin e parë Rusi-Afrikë në tetor të këtij viti. Mendohet se Putin dhe presidenti i Egjiptit, al-Sisi, do të kryesojnë këtë event, ku pritet të marrin pjesë rreth 50 liderë afrikanë. Qëllimi është të nxisë bashkëpunimin politik, ekonomik dhe kulturor mes Rusisë dhe këtyre shteteve.

Kur merret parasysh edhe ri përtëritja e bashkëpunimeve të SHBA-së dhe shteteve të zhvilluara europiane në  Afrikë, duket se politikat e reja botërore do të kenë në fokus sërish pas shumë dekadave kontinentin e pasur në burime dhe të varfër në ekonomi, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *