Paraditen e sotme në ambjentet e Kuvendit është zhvilluar takimi i 10 Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Kryefjalë e këtij takimi pune ka qenë Reforma në drejtësi, e cila është një ndër kushtet kyçe për hapjen e negociatave me BE dhe që eurodeputetët do duhet të raportojnë në Parlamentin Europian për ecurinë e saj.
Por sa palët janë larg reformës? Këtë herë reflektohet se Partia Demokratike nuk ka qenë në një mendje me Komisioni Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Lexo.al ka mundur të sigurojë amendamentin e miratuar nga Komisioni Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe propozimin e Partisë Demokratike, ku shihet qartë ndryshimi në qëndrim sa i përket Reformës në Drejtësi.
Amendamenti i votuar:
Amendamenti i Partisë Demokratike:
Sipas amendamentit të miratuar sot, thuhet se kjo reformë kërkon dialog politik (E vijëzuar më lart: “In an inclusive manner through political dialogue“.) Ndryshe parashikonte Partia Demokratike, e cila ka kërkuar (sipas dokumentave të siguruar) reformë më konsensus politik (Vijëzuar: “In consensual Manner “.) Pra, duket qartë që BE kërkon dialogon politik, por jo domosdoshmërisht konsensusin politik. Kjo ishte një tjetër tentativë e Partisë Demokratike për tu faktorizuar, por që doli huq. Ndër të tjera, u rrëzua poashtu edhe amendamenti 2 i Partisë Demokratike.
Gjithësesi, amendamenti përfundimtar është votuar nga Komisioni Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, por jo pa detaje interesante që i sjell sërisht Partia Demokratike. Në momentin e votimit, teksa Bregu dhe Pollo kanë votuar PRO amendamentit, deputeti demokrat Aldo Bumçi mësohet nga burime për Lexo.al se ka bërë thirrje “Mos e votoni, mos e votoni”.
Pas takimit ka dalë në një pronocim për mediat edhe Eduard Kukan, raportuesi për Shqipërinë në PE. Ai e ka cilësuar takimin si të suksesshëm dhe është shprehur se miratimi i reformës është çështje ditësh dhe pse është një reformë e madhe dhe komplekse. Kukan ka thënë se miratimi i kësaj reforma është një hap tjetër i rëndësishëm drejt BE-së./LEXO.AL/


