“Patronazhistët” e Partisë Socialiste kanë detyrë që të krijojnë një ide të bindjeve politike të qytetarit që i është ngarkuar përsipër të mbikëqyri.
Por ditën e zgjedhjeve, partia u ka ngarkuar atyre një tjetër detyrë ‘speciale’. Ata jo vetëm duhet të identifikojnë zgjedhësit dhe preferencat e tyre politike, por edhe të raportojnë çdo gjë që ndodh ditën e zgjedhjeve.
Ata janë ngarkuar të kenë mision të posaçëm ditën e votimit. Konkretisht, sipas këtij dokumenti, patronazhistët do të veprojnë në dy grupe. Ata që kanë aftësi teknike, do të përdorin një aplikacion, ku do të kenë listën me të gjithë votuesit e PS që patronazhisti ka në ngarkim.
Detyra e patronazhistit me aplikacion është që të raportojë në kohë reale ditën e votimit mbi statusin e secilit votues, pra nëse votuesi ka shkuar në qendrën e votimit apo jo. Patronazhistët e grupit të dytë, apo ata që nuk kanë aftësi teknike, do të punojnë me lista në mënyrë manuale duke raportuar tek i deleguari i partisë në kohë reale për statusin e votuesve të PS që kanë në ngarkim.

o.j/dita
