Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Çfarë nuk do PD në draftin final
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kryesore > Çfarë nuk do PD në draftin final
KryesorePolitike

Çfarë nuk do PD në draftin final

Dita
Published June 4, 2016
Share
SHARE
Komisioni i Venecias dhe ndërkombëtarët kanë aprovuar një draft final të asaj që tashmë njihet si “reforma në drejtësi”.

Nga një krahasim del se opinioni final i “Venecias” nuk përputhet me draft-propozimet e PD-së në mjaft raste.

Kundërshtia e parë haset në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu, në emërimin e 9 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, opinioni i “Venecias” e cilëson të rëndësishme pjesëmarrjen e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë në përzgjedhjen e kandidatëve që do emërohen nga Presidenti dhe Kuvendi.

Sipas “Venecias” një metodë e tillë pakëson rrezikun që si kandidatë të përzgjidhen persona me influenca të njerit apo tjetrit krah politik.

Ndërkohë draft-propozimi i PD-së e ka përjashtuar përfshifjen e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë.

reforma

Një tjetër pikë është ajo e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Opinioni i “Venecias” thekson se metoda e nominimit të tyre është po aq e rëndësishme sa ajo e përzgjedhjes së tyre.

Kështu distancimi i tyre nga politika mund të sigurohet përmes një procesi të hapur dhe transparent me nismën e organeve si: Universitetete, OJQ, Dhoma Avokatie, etj, dhe të përfundohet nga Këshilli i Emërimeve.

Ndërkohë PD e tejkalon sërish Këshillin e Emërimeve duke favorizuar në këtë rast Gjykatën Kushtetuese.

reforma.

Një tjetër pikë ku nuk ka përputhshmëri është formula e përzgjedhjes dhe emërimit të kandidatëve për institucionet e reja.

PD propozon që anëtarët e tanishëm të Gjykatës Kushtetuese, pra ato të cilët janë edhe sot në detyrë, të përgatisin listën e kandidatëve për institucionet e reja. Por shumica e anëtarëve të tanishëm të kësaj Gjykate janë përzgjedhur gjatë qeverisjes së PD.

Kështu PD e sheh veten larg reformës, për arsye mirëfilltazi politike ose ndoshta mungesë sigurie për eksponentët e saj – raporton portali Lexo.al

Dita June 4, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • Loni says:
    June 4, 2016 at 12:15 pm

    Neni 150 i kushtetutes thote :”populli nepermjet 50mije shtetasve me te drejte votimi mund ti beje kerkese presidentit per te thirrur Referendum per nje ceshtje te rendesishme”, perse humbim kohe kot, kriminelat nuk duan drejtesi, kjo nuk do mende, drejtesia nuk behet me pazare

    Reply
  • alphade says:
    June 4, 2016 at 5:40 pm

    O Edi ! I ngjan atij thesit me miell qe sa here i bie me kopan aq here zbraz miell !!! Edhe Ti u bere nje thes
    me miell !!! E tradhetove voten e nje “milion shuplakave ”
    Turpi mbetet te Ty !!! Sala ,ky tradhetar me damke i po-
    pullit shqiptar , agjent me bordero i UDB – s se Milloshe-
    vicit i arriti te gjitha sa deshi per t’i shpetuar drejtesise !!!
    Ti je thjeshte nje frikacak,nje pello qe ruan vetem bythen
    tate dhe Ti e di mire qe kur nje popull s’ka alternative tje-
    ter do te zgjedhe te keqen me te vogel nga dy te keqiat..
    Ti po abuzon sidomos me Shqiperine e Mesme qe vetem
    i doni te mirat materiale por jo pushtet per ta. Turp ju mbu
    lofte qe disa pizevenge te parlamentit si pederasti Blushi
    e Co. meren vetem me Roshin sepse ky fakir s’ka klan
    mafioz qe ta mbeshtese sic mbeshtete Muli nga e gjithe
    malokeria dhe prandaj sulmohet ne menyre kaq te turp-
    shme nga banda e deputeteve nga te dyja anet.
    Jepni fund gungulleshkave dhe me gandizem e nolizem
    nuk zgjidhet ceshtja e drejtesise ne Shqiperi !!!

    Reply
  • Treviso says:
    June 4, 2016 at 10:22 pm

    Nese votohet reforma dhe sistemi idrejtesise i ngelet perseri ne dore politikes, populli duhet te paralizoje te gjithe veprimtarine e shtetit deri sa tja largoje nga duart.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?