DOKUMENTI: “Shumë kërkesa për azil”, Franca kërkon kthimin e vizave për Shqipërinë, edhe Gjermania ka pakënaqësi, vendet e tjerë që rrezikojnë

Ornela

 

Kërkesa për azil dhe shkelja e rregullave të qëndrimit në BE në kuadër të lëvizjes së lirë ka rindezur zërat për pezullimin e regjimit të lëvizjes së lirë edhe për Shqipërinë (lexo KETU)

Një dokument i brendshëm i Bashkimit Europian, i përgatitur nga presidenca sllovene, e që mban datën 27 shtator, një ditë para se Ursula von der Leyen të niste turin e vizitave në Ballkanin Perëndimor thotë se Franca dhe Gjermania po udhëheqin përpjekjet për rikthimin e vizave me disa shtete, përfshirë këtu Shqipërinë.

Shqetësimi i këtyre vendeve është i njëjtë; shkelja e afateve 90-ditore të qëndrimit në BE dhe kërkesat e pabazuara për azil.

Bashkimi Europian ka në fuqi një mekanizëm për rikthimin e regjimit të vizave dhe aty parashikohen edhe rastet konkrete. Si kusht është rritja me 50 për qind e qëndrimeve të parregullta, ose përqindja e ulët e pranimit të kërkesave për azilkërkim.

Të dyja këto kushte plotësohen nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Në dokumentin e brendshëm, Gjermania vlerësoi si më problematike kryesisht Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën, ndërsa identifikon edhe Shqipërinë dhe Serbinë mes 10 vendeve që po bëhen problematike sa i takon kësaj çështjeje.

Franca, Holanda dhe Danimarka janë gjithashtu të pakënaqura. Sipas dokumentit të Presidencës sllovene, këto vende anëtare përmendin shembuj të shumtë abuzimi me lëvizjen e lirë dhe kërkesa të pabazuara për azil që mbërrijnë kryesisht nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina e Gjeorgjia.

Franca posaçërisht, thuhet në dokument, është ankuar për Shqipërinë: “Ne ndajmë vlerësimin e Komisionit Europian se posaçërisht në rastin e Shqipërisë liberalizimi i vizave ka shkaktuar një rritje të madhe të migrimit ilegal dhe kërkesave të pabazuara për azil në Francë”, citohen autoritetet franceze.

Republika Çeke dhe Belgjika kanë shprehur shqetësim për rritjen e madhe të azilkërkuesve nga Maqedonia e Veriut dhe Moldavia.

Ndërkaq, Austria ka shprehur shqetësim edhe për ardhjen e shtetasve të Bangladeshit në vendet e Ballkanit Perëndimor “për punë” por të cilët më pas hyjnë në shtetet e BE-së.

Presidenca sllovene nuk e ka komentuar deri më tani këtë dokument.

o.j/dita

Share This Article
13 Comments
    • Kush do ta beje , kur nuk ngrihen studentet qe po e vuajne me shume se kushdo kete gjendje mos shpresojme se ky populli yne heroik do te rrembeje kosat dhe cfurqet per ti shporur keta legene politikane qe kane 30 vjet qe qeshin me popullin qe e detyrojne te marre aratine , ne vrasim per nje gervishtje makine , por kurre nuk kemi guximin dhe vetedijen kolektive per te shpurur hajdutet , ne jemi te mire per te mbrojtur cdo gje qe eshte brenda gardhit te shtepise sone , por kurre nuk nxjerrim koken jashte tij per te kerkuar te drejtat qe na takojne , prandaj eshte e veshtire te shporren dhe kete ata e dijne me mire se ne dhe keshtu qe Albanistani yne do te mbushet dale ngadale me Afganistanas ( Afgane ) te pakten ata mbase do te dijne me mire se ne te shporin kete klase politike

    • Të gjitha këto shtete nga ish kampi socialist a janë kandidate për në BE….? Atëherë pranoni në BE me të drejta të plota dhe asnjë nuk kërkon azil ,por siç duket i mban me shpresë që t’i bëjë në gjum ,sikur këta popuj do bëjnë jetë të dytë ose më mirë prit gomar të mbijë barr……..

  • Ja dhe kjo gje kish ngelur mangut! Kjo terheqje vemendje faktorit shqiptar nuk behet pa qellim nga Europa! Mirpo “patriotet” shqiptare, keta perdhunues te Shqiperise, nuk degjojne! Eh, duket e kane kapur veten mire nga ana financiare!

  • Per bangladeshet dhe afganet, pergjigjemi ne, me te tjeret s’kemi pune!
    Sepse Evropi, nuk ben sa duhet per kete ceshtje, te na lene vetem pak kohe dhe e zgjidhim vete kete problem!

  • Mos beni humor o komentues te mesiperm . Shikoni dhe I votoni keta rrugace bandite Shqiptare dihet nuk e honepsin Shqiperind ne BE .Itremen BE . Ne qofte se na kthejne prep me viza, me mire eshte te zhduken nga politika .

  • Nga dy pika qe kishin mbetur nga kushtet per te hapur negociatat me BE ne 2013 u bene 16 kur erdhi ne pushtet drogaxhiu Edvin Rama qe e katandisi Shqiperine ne nje vend karagjoz qe i mungonte minimalja e seriozitetit.Kur do ta kuptojn shqiptaret se kan zgjedhur per Kryeminister nje idjot?

  • Bravo Edi…ja arrite….mos ha ver prape fajin Europe’s…nuk kane faj nuk I mbajne dot se dhe nuk punojne….boll halle kane.Jam kurioz me gjeni nje arritje te Edit ne politiken me jashte vetem pas…

  • E gjitha cfar ndodh sot ne Politikat e Balkkanit eshte nji produkt i Te Forteve e kryesishte BE-se

    e cila ka 30-vjet qe gatuan Corbe e ne Shtet e Ballkanit .

    Ca gjera jane shume te thjeshta per t’u kuptuar ,atu ku fuknsionon Truri Njeriut .

    -Ne Shqiperi Misionaret e BE-se ndoqen nji Politike Loby_Hipokriti nji Politike Korruptive ,

    e cila Korruptoje Shtetin dhe Politikanet e Shqiperise .

    Kjo eshte stili i vecante e profesiinal i BE-se qe mbasi i pikturon Shtetet dhe popujt ashtu si i pelqen asaj vet ,

    i thot te coroditurve ;

    Skipetar :
    Bleib Stark und denk immer Abstrakt 🙁

  • Ore populi qiptari qe nuk merrni vesh
    Eshte gjetur zgjidhja.
    BEse mutin, se do na mbaje Serbia me buke
    Ne si dembele qe jemi, do marrim Bamgladeshet, per inat te Austriakeve. dhe serbet, si te mire qe jane, do na mbajne ne. Ca ka ketu per tu merzitur
    Ikni ore nga Evropa kurve, kthehuni te gjithe. ..ne Serbi.
    Atje po na con Ramuti drejt lumturise se pashmangshme.
    Rrnofte trusti miellit dhe i bukes me helm
    Na mbjane gjalle dhe ata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *