Dokumenti i BE-së, praktikisht Serbia pranon pavarësinë e Kosovës

Saimir Lleshi
Serbia, Kosovo, Romania, and Bosnia and Herzegovina Overview map, Color

Megjithëse Bashkimi Evropian nuk i ka vendosur asnjëherë kusht Serbisë për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, kapitulli i 35-t për anëtarësimin e Serbisë në BE, në thelb e çon shtetin serb në këtë shteg.

E përditshmja serbe “Vecernje Novosti”, teksa analizon kapitullin në fjalë, shkruan se Serbia për t’i plotësuar kërkesat duhet të vendosë vijën kufitare me Kosovën, çka do të thotë se shteti serb nuk mund ta njohë më Kosovën si pjesë territoriale të vetën.

Mediat serbe shkruajnë se kryeministri Aleksandër Vuçi], e ka quajtur të “tmerrshëm” këtë Kapitull të bisedimeve, ndërsa deri më tani drafti është mbajtur në zyrën e komisionarit për Fqinjësinë, Johannes Hahn. Drafti është mbështetur edhe nga shtetet e Kuintit.

Sipas Komisionit Evropian, Serbia është duke kërkuar mënyrë për t’u pajtuar me çdo gjë, që nga neni 14 i Marrëveshjes së Brukselit, i cili qartëson se “të dyja palët duhet të angazhohen që të mos e bllokojnë njëra-tjetrën, apo inkurajojnë të tjerët që të bllokojnë integrimin evropian të ndonjërës prej palëve”.

Mbi këto baza, Beogradi pajtohet që Kosova të anëtarësohet në organizatat rajonale ndërkombëtare.

Ndërkaq, në pikën 49, sipas “Vecernje Novosti”, në dokumentin preliminar rregullohet që “Universiteti i Mitrovicës veriore hyn brenda sistemit arsimor të Kosovës, spitalet dhe objektet shëndetësore në veri janë nën administrimin e Prishtinës, si dhe kompanitë dhe bankat serbe do të funksionojnë në pajtim me ligjet e Kosovës.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *