Prokurorja për Krimet e Rënda, Manjola Kajana, e kualifikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidate potenciale për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, mund të shkarkohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
KPK, më datë 19.06.2019 vendosi të konfirmonte në detyrë zonjën Kajana, pasi kaloi me sukses të tre testet e Vetingut. Por, ditën e djeshme, Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shqyrtojë dhe ndryshojë vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores Kajana, e cila është përzgjedhur në listën e njerëzve të parë për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, projektuar për goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Argumenti i parë i pretenduar nga Komisioneri për ndryshimin e vendimit të KPK ka të bëjë me përfitimin jashtë kritereve ligjore të një kredie nga prokurorja si e pastrehë në Bashkinë e Fierit. Sipas Komisionerit prokuroja ka paraqitur së rrethana dhe fakte ndryshe nga situata faktike për të përfituar kredinë si e pastrehë, duke cenuar etikën. “Komisioneri Publik, sa më sipër, vlerëson se: përfitimi jashtë kritereve ligjore të statusit si i pastrehë i familjes së subjektit të rivlerësimit, në qytetin e Fierit, ndërkohë që subjekti ushtronte funksionin e prokurores në këtë qytet, mund të jetë rrjedhojë e përfitimit të padrejtë për shkak të funksionit, si dhe e paraqitjes së rrethanave dhe fakteve ndryshe nga situata faktike, duke rënë ndesh me përmbushjen e standardeve të etikës profesionale. Komisioneri Publik, në ndryshim nga përfundimi i Komisionit, në gjendjen që janë aktet, nuk mund të vlerësojë nëse subjekti i rivlerësimit ka cenuar etikën e magjistratit (neni 61/4), e për rrjedhojë, në një vlerësim tërësor të kritereve të rivlerësimit, besimin e publikut në sistemin e drejtësisë (neni 61/5)”, thuhet në ankimimin e komisionerit.
Kontrata e kredisë nuk u ekzekutua
Prokurorja për Krimet e Rënda, Manjola Kajana, ka deklaruar se “kjo kontratë nuk u ekzekutua nga ana e bankës, për shkak se siç na njoftoi banka, pas lidhjes së kontratës, Bashkia e Fierit nuk kishte më kuota në dispozicion për këtë kategori kredish”. Por, sipas Komisionerit Publik mungesa e finalizimit të marrëdhënies së kredisë me kushte lehtësuese me interes 3% kanë qenë të pavarura nga vullneti i subjektit të rivlerësimit. “Duhet të nënvizojmë se mungesa e finalizimit të marrëdhënies së kredisë me kushte lehtësuese me interes 3%, si dhe mungesa e pasojave juridike të pretenduara, kanë qenë të pavarura nga vullneti i subjektit të rivlerësimit apo bashkëshortit të saj, pasi ata vullnetin e tyre e kanë konkretizuar si me aplikimin për përfitimin e kësaj kredie, ashtu dhe me lidhjen e kontratës për përfitimin e kredisë”, pretendon Komisioneri Publik.
Vendi i banimit
Në ankimim, Komisioneri Publik thotë se prokurorja Manjola Kajana nuk ka plotësuar saktë Deklaratën për Kontrollin e Figurës, tek të dhënat për vendin e banimit. “Komisioneri Publik, sa më sipër, vlerëson se: subjekti i rivlerësimit nuk ka plotësuar saktë Deklaratën për Kontrollin e Figurës, sipas shtojcës 3, të ligjit nr. 84/2016, pjesa 2, të dhëna për vendin e banimit, në rubrikën: “historiku i adresave të banimit nga 1.1.2012”. Gjithashtu mbeten të paqarta lëvizjet e gjendjeve civile dhe deklarimit të banesave të subjektit të rivlerësimit, të kryera nga kjo e fundit, si për shkak të përfitimit nga privatizimi i EKB-së, për banesën në Durrës të vjehrrit të subjektit, ashtu dhe për përfitimin e kredisë si familje e pastrehë në qytetin e Fierit”, thuhet në ankimim.

Të ardhurat e bashkëshortit
Komisioneri Publik ka hedhur dyshime mbi ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëshortit të prokurores për vitin 2013 dhe 2014. Në ankimim thuhet se “Bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit, në cilësinë e personit të lidhur, ka deklaruar në D. V. 2013 dhe D. V. 2014 të ardhura nga paga pranë shoqërisë …, respektivisht në shumat 600.000 lekë për vitin 2013 dhe 150.000 lekë për vitin 2014, shuma të cilat rezultojnë të jenë depozituar në llogarinë e pagës së bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit, pranë bankës… Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me shkresën nr. …prot., datë ….11.2018, ka informuar Komisionin mbi pagat e deklaruara, palët punëdhënëse, si dhe kontributet e derdhura për efekt pensioni pleqërie për subjektin e rivlerësimit dhe personat e lidhur me të. Në informacionin e dërguar nuk ka të dhëna për bashkëshortin e subjektit të rivlerësimit, për periudhën dhjetor 2012 – maj 2015. Komisioneri Publik, sa më sipër, vlerëson se për këto shkaqe, këto të ardhura, nuk duhet të llogariteshin nga ana e Komisionit si burime të ligjshme të të ardhurave të subjektit të rivlerësimit dhe bashkëshortit të saj”. Gjithashtu, Komisioneri Publik, thotë se ‘nuk është hetuar nga Komisioni mbi mundësinë financiare të subjektit të rivlerësimit dhe personave të lidhur me të, për të mbuluar me burime të ligjshme, shpenzimet dhe kursimet në sistemin bankar’./ Shqiptarja (Dokumenti i plotë)
l.h/ dita

Kjo ka fallcifikuar dokumentet e Kredise. Ka mashtruar dhe genjyer.
Te treja vepra penale per tu pushuar nga puna dhe per tu penalizuar.
Eshte prokurore bucja, dhe mashtron dhe fallcifikon dokumentet per perfitim personal, e ne presim te behet drejtesi nga kriminelet..Ky eshte kulmi!
Në parim dhe në praktikë
1. Komisioneri Publik është, pa dyshim, i domosdoshëm në roje të bërjes së drejtësisë. Sikur të kishte një të tillë edhe për ndarjen e tokave do të ishe bërë drejtësi edhe për ata fshatarë të Shinavlashit që nuk e kanë marrë akoma tokën që u takon as sot e kësaj dite.
2. Kreditë e buta jepen për njerëzit në nevojë për shtëpi apo për aktivitet ekonomik. Zonja Manjola Kajana që pranoi detyrën e prokurores në Fier dhe shkonte e vinte çdo ditë nga Tirana në Fier kishte në fakt një familje në nevojë për një banesë në Fier. Të drejtën për të përfituar nga kreditë e buta e ka kushdo pavarësisht nga funksioni i detyrës në punë, pra nuk është si favor për prokuroren Manjola. Banesat ndryshohen në varësi të vendit të emërimit në detyrë. Nëse do të kishte mbetur ndonjë kuotë kredie për Zonjën M. Kajana, Fieri sot do të kishte një prokurore më shumë.
3. Mesa di unë, privatizimi i shtëpisë së familjes Kajana në plazhin e Durrësit ishte i ligjshëm dhe nga të fundit privatizime. Ai lindi si nevojë e punësimit të tyre në Tiranë. Nga përvoja dimë se aktivitetet e institucioneve të ndërlidhura jo gjithmonë kanë ndjekur në kohë njëri tjetrin duke krijuar probleme për qytetarët.
4. Jam e sigurt që Zonja M. Kajana do të bëjë plotësimet dhe sqarimet e duhura në dokumentet e saj sipas kërkesave të Komisionerit Publik që të jetë plotësisht e qartë dhe në rregull me ndërgjegjen dhe ligjin. Familja Kajana ka qenë gjithmonë ngushtë për hapsirë banimi në Durrës po jetoi me dinjitet në ngushticën e vet. Pjestarët e familjes Kajana kanë qenë dhe janë vlerësuar në punë dhe në shoqëri për devotshmëri dhe figurë të pastër morale si dje edhe sot përfshirë edhe Manjolën. Urimet më të mira për prokuroren Manjola Kajana. Kasandra.
Epo familjet ne nevoje jane ato qe kane pak te ardhura, jo ata qe genjejne. Perndryshe nuk do merrte mundimin zonja..me nder zonje ne fakt te aplikonte me letra fallco
E njohke more Monjolem ti Kasandra, por nuk na i the rrethat se si e njeh kaq mire.
Une si qytetar jam.i prirur te besoj komisionerin dhe jo ty, aq me teper we nuk e di lidhje ke me Manjolen.
Ec para drejtesia!
Si jam njohur me Manjolën:
1. Siç kam sugjeruar në pjesën e parë të komentit tim dokumentet për kredi dhe përllogaritja e të ardhurave duhet të plotësohen sipas kërkesës së Komisionerit Publik që të korrigjohen mungesat ose gabimet. Unë jam larg dhe as nuk e kam ditur se Manjola kishte aplikuar për në SPAK. Tani që e mora vesh i dërgova urimet e mija më të mira qysh ditën që kaloi vetingun.
2. Unë e kam njohur Manjolën dhe gjithë familjen Kajana gjatë kohës që kanë jetuar në Durrës nëpërmjet të ndjerës e të paharruarës mësuese Marika Bardhi Kajana, gruas së Teodor Kajanës, dhe mamasë së dytë të përkushtuar të Klement Kajanës, di zakonet dhe ndershmërinë e tyre. Teodor Kajana e fali apartamentin që kishte në fshat kur u martua dhe u sistemua me Marikën dhe me Klementin në garsonierën e plazhit. Në atë garsonierë ata kanë mbajtur për kohë të pacaktuar njerëz të afërm në nevojë. Prej saj kam mësuar se ata bënin jetë pak a shumë normale si gjithë të tjerët, por nuk kishin mundësi ta privatizonin garsonierën e tyre në plazh, se makinën Klementit ia dhuroi daja nga ana e nënës së ndjerë biologjike, se kur u sëmurë Marika ata kishin vetëm makinën dhe mundësi të pakta për ilaçe dhe për vizitat, qëndrimet dhe seancat e terapisë te spitali onkologjik në Tiranë, se në momente të vështira kur duhej të blinin ilaçe njëmilionlekëshe ata patën ndihmën e pakursyer të njrëzve të afërt, sidomos të vëllezërve e të motrave të Marikës etj. etj., por mbi të gjitha di për kujdesin dhe shërbimin e paparë që i bënë Marikës Klementi, Teodori dhe nusja e Klementit Manjola tashmë e martuar, (si dhe familja e Manjolës gjatë kohës së kurave në spital në Tiranë); ata ishin gjithmonë pranë Marikës me shumë përkushtim e dashuri, me kurajo e shpresa derisa jeta e saj u shua.
3. Gënjeshtra, falsifikimi, mashtrimi, shpifja, hakmarrja etj. nuk bëhen padashje. Ato dënohen. Por në jetë ka edhe gabime, keqkuptime, keqinterpretime, etj. në kuptimin dhe zbatimin e rregullave e të ligjeve aq sa kthehen në debat dhe kërkohet ndihma e institucioneve të kualifikuara për t’i sqaruar dhe zgjidhur me drejtësi dhe në kohë e duhur. Kështu fiton e drejta dhe korrigjohet e gabuara. Kasandra.
Kasandra
M duket se qeke ndihmesja e ksaj KRYE HAJDUTES QE VJEDH ASHTU SIKURSE KOLEGET E VET ME UNIFORMEN SHTETERORE,PARAT E SHQIPTAREVE.
KASANDRA
ME AMERIKANIN NUK LUHET.
NJE PYTJE KISHA.
KENI PAS UJE KETE JAVE???