Dokumenti/ Plani i Bashës në 2013, me firmën e Malltezit: Shkollë në të njëjtin vend në Kodër-Kamëz

Ornela

Dy ditë më parë, Partia Demokratike organizoi një protestë kundër ndërtimit të shkollës së re në Kodër-Kamëz.

Në krye të protestës dhe organizator i saj ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, si dhe ish deputetë të PD, të cilët u shprehën ashpër kundër ndërtimit të kësaj shkolle, që do t’iu shërbejë qindra fëmijëve të asaj zone, me pretendimin se prek hapësirat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Por, pavarësisht se PD-ja proteston sot, ndërtimi i shkollës së re në Kodër-Kamëz daton që në vitin 2013, në Planin Urbanistik të Bashkisë së Tiranës hartuar nga Lulzim Basha, dikur kryetar bashkie, e sot kryetar i PD-së.

Madje, jo vetëm kaq, por shkolla parashikohej të ndërtohej pikërisht në të njëjtin vend ku sot PD-ja proteston kundër ndërimit të saj.

Por, më i çuditshëm është fakti se Plani Urbanistik i vitit 2013 i Bashës ka marrë më parë pëlqimin dhe miratimin e vetë Jamarbër Malltezit, i cili ka bërë vlerësimin e ndikimit mjedisor të atij plani.

Pra, dhëndri i Berishës, në vitin 2013 jepte OK-in për ndërtimin e shkollës në të njëjtin vend në Kodër-Kamëz, kurse sot e kundërshton këtë projekt, të firmosur po nga ai vetë, disa vite më parë.

Në dokumentin e firmosur nga Malltezi thuhet shprehimisht se: “Për shkak të variabilitetit të çmimeve vërehet se familjet e reja, përgjithësisht, tentojnë të vendosen në periferi dhe/ose në Komunat ngjitur si Farkë, Dajt, Kashar dhe Kodër Kamëz gjë që kërkon përmirësime të rëndësishme infrastrukturore në to, më shumë energji, ujë, rrugë, shkolla, kopshte”.

Pra, kë të besojmë: firmën e Malltezit në 2013-ën apo Malltezin e 2019-s?

o.j/dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Kam psur nje fare dyshimi qe dhendri i kriminelit Sali, JamSerb Mallatezi ka qene dhe eshte nje koqe i njellojte si rrota e karrit Sazan Guri.
    Sic shikohet te dy keta Bole Asistente edhe kane bashkepunuar ne te “mire” te qytetareve, por ne dallim nga Sazani, Bolja JamSerb Malltezi eshte i veshur me kelluf kari nga koka tek kembet.
    Te gjithe firmetaret kane titullin “Prof. As.KARI”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *