Avokat Ngjela nëpërmjet Facebook-ut ka thënë të vetën lidhur me deklaratën e kryeministrit për hapjen e dosjeve. Ai thotë se kjo gjë nuk për të ndodhur, sepse mungon vullneti nga palët.
Por ai shkon edhe me tej kur thotë se personi që ka bllokuar lustracionin ka qenë Sali Berisha që erdhi në pushtet pas rënies së komunizmit. Në statusin e tij ai shkruan: “A do të hapen vërtet dosjet e agjentëve të Sigurimit të Shtetit? Përgjigja është shumë e rëndë për t’u dëgjuar. Sepse, ata i mbajti të pazbuluar regjimi që erdhi në Tiranë në vitin 1992.
Ishte lidershipi i Partisë Demokratike, që kurrë nuk e lejoi hapjen e dosjeve të ish-agjentëve të Sigurimit. Dhe promotori i kësaj ndalese ka qenë Sali Berisha, sepse në lidershipin e Partisë Demokratike, 75% e liderëve ishin ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit. Dhe pyetja që bëhet normalisht në këtë rast është pa dyshim kjo: Si ka mundësi?
Po, ka mundësi, por ajo është politike”, shkruan Ngjela. Megjithatë komentuesit në rrjetet sociale, përveç dosjeve të Sigurimit kërkojnë edhe hapjen e dosjeve të korrupsionit. Por, duhet nisur nga Sigurimi.

-..nuk ka kohe per zvarritje te detyrueshme,per ata qe duan te bejne shtet,pasi nuk mund te durojme angullitjet e qenve” shtetare dhe partiake”,qe luajne pambarimisht,..nuk mund te digjet nje komb qellimisht,..nuk e meritojme.
Po dosjet e atyre qe bene dosjet do te hapen?Me sa duket ata kane bere detyren karshi atdheut e partise ndersa spiunat kane bere detyren e armikut te atdheut e parties
Nuk dua te bej avokatin e djallit,por kjo pune e dosjeve te djeshme kur dosjet e sotme te gjykateve e te prokurorve qe po nxjerrin kriminelet nga burgu, per para, ku shkelen me te dy kembet ligjet e shtetit apo te atyre qe bejne e lejojne evasion fiscal, i mbetet te hapen mbasi ne te kemi ikur nga kjo bote!Po dosjet e felliqura te pushtlleqeve e te korrupsionit moral te zyrtareve te shtetit,te djeshem e te sotem,do te hapen?Apo veprimet e ketyre pushtave neper zyrat e shtetit bejne pjese ne te drejtat e njeriut dhe nuk duhet t
cenohen?
E pare ne kete prizem e gjithe kjo qe eshte bere me dosjet eshte loje dhe thjesht loje politike,per baltosjen e njeri tjetrit.
Ju Ngjela me siguri do jesh te 75%.Po pse nuk e thuaje kur kishje gjithcka te Pd.
Z Ngjela Ju nuk duhet te flisni per asnje gje ,sepse sa me kujtohet ju dikur ishit kryetar i nje komisioni ku kishit te gjitha mindesite per te trguar te verten e ngjarjeve e per te vene para pergjegjesise Sali Berishen,por ju nuk e bete kete ,e tani na shurdhon jo kjo po ajo ,te lutem edhe nje here Ju dhe vetem Ju nuk duhet te flisni