Përgjimet me kreun e policisë, reagon deputeti: E kam shumë shok

Elena Tase

Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, ka reaguar pas përgjimeve të gazetës “Bild” të publikuara mbrëmjen e kaluar për “dosjen 184” për zgjedhjet në Dibër, pasi emri i tij u shfaq në bisedë me shefin e Policisë së Dibrës.

Deputeti i PS-së, i premtonte atij ngritje në detyrë. Me një shënim në “Facebook”, Qefalia përgjimet e “Bild” i cilëson si xhevahire Dibre duke shtuar se ai kishte komunikuar me një shok fëmijërie dhe një ushtarak karriere.

“Xhevahire nga Dibra ! Se lloqe Kavaje nuk shkon! Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak, oficer kariere!!!

Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marëdhëniet miqësore dhe shoqërore ! Qofshin këto që janë!”-shkruan ai.

e.t./dita

Foto shoqëruese: Deputetët Qefalia e Gaçi, të dy të shfaqur në përgjime, si dhe ish-deputeti Arben Çuko, i shkarkuar pas një skandali përgjimesh mbi punësimet në sistemin e burgjeve. Foto, në Paris, e hedhur nga vetë deputetët në rrjete sociale

Share This Article
5 Comments
  • Ky bozhan dhe antikapat mental eshte ligjberes miq. Edhe priftin e ben me barre. Turp o pakarakter dhe tu befshin te zeza besimin qe more nga te thjeshte te ndershem.
    Ardhesit pas ketyre te degjeneruareve te mos riciklojne vjedhjen, korrupsionit, paaftesine professional dhe te prezantohen vetem me ligjin,

  • Fryra u eshte ber sholl kepuce, budalleku u duket norm

    Prandaj dhe Dibra ka mbet si Kabul ngaqe njerzit e gabuar mbajne pozitat e udheheqsit

  • Ky eshte qellimi i demokracise sone….qe Xhemol katunari te mos prishet me shoket e miqte .Tani u rehatuam .Kaq .
    Bashke me ringritjen e Katedrales se Parisit ,uroj te behet dhe dezifektimi i Kulles Eifel .
    Shikoji ju lutem….si mund te shkosh mbas kesaj foto te vizitosh Kullen Eifel ???
    A nuk duket si Kulla e Hirit pe Korce ??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *