Doli ujku nëpër sheshe…

anazapta

Doli ujku nëpër sheshe,
Doli ulëriu,
Jo mor jo, nuk ishte ujku,
Po ishte Saliu!

Doli ujku nëpër sheshe,
Duket është tërbuar,
As zakonin, as lëkurën,
Nuk e ka ndërruar!

Ka ndryshuar pakëz lukun,
Po sqimën s’e humbi,
Ka ngjitur mbi trup të tij,
Lëkurë antiplumbi!

Kjo shtojcë në garderobë,
E ka një kuptim,
Sepse plumbi i “belxhikut”,
Nuk të bën për trim!

Ta kuptoj o ujk i dashur,
Përkujdesjen tënde,
Thonë zullumin e ke trashur,
Dhe ke bërë shumë dëme!

Po ti kurrë s’e lë në mes,
Rrugën që ke nisur,
Mos u tremb se s’ka mes nesh,
Asnjë kokë krisur!

Doli ujku nëpër sheshe,
Domethënë në ring,
Ulërimat nuk i rresht,
Sikur merr doping!

Doli ujku nëpër sheshe,
Det e kijamet,
Me të njëjtën ulërimë,
Njëzet e dy vjet!

Për një gjë ti vlen vërtet,
O xhaxha Sali,
I thotë nëna kalamanit:
“Hesht se vjen Ai!”

Te kjo pikë nuk do shumë mënd,
Që ti na vlen shumë,
Me ty trembim kalamaqtë,
Dhe i vëmë në gjumë!

Doli ujku nëpër sheshet,
E Atdheut tim,
Me gogolin që tremb njerzit,
U bë sinonim!

Se ai nuk do t’ja dijë,
Prej lodhjes dhe mundit,
Kjo dalje me ulërimë,
Do të jetë e fundit!

Pas një muaji do na vijë,
Domosdo ky fat,
Dhe nga sytë, dhe nga veshët,
Do biem rehat!

Duket se ujkun përpara,
Këtë radhë e vumë,
Ik o ujk t’u shoftë fara,
Se na lodhe shumë!

Share This Article
25 Comments
  • arben je i madh.T’U ZGJATTE JETA.te pergezoj per kurajon ,qytetarine e forcen e fjales qe e ke shnderruar ne nje kamzhik per te fshikulluar te gjithe ata qe po i behen barre demokracise ,lirise e zhvillimit te ekonomise.

  • Je i madh ,a thua se eshte hera e fundit qe ky ulerin per koken e tij dhe te atyre qe e ndjekin

    fjala juaj u befte realitet .

  • Shoku Duka,krejt mllefin dhe marazin e ka te 20 shkurti i ’91 kur i shkermoqen dhe e terhoqen zhag bustin e ENVER HOXHES.Po ke te gjalle GRAMOZ RUCIN E NAMIK DOKLEN o shoku Duka.Nuk ngushellohesh fare me ta.Apo nuk e kane frymezimin e SHOKUT ENVER.
    Gjithesesi PARTIA eshte po ajo.ENVER HOXHE nuk vjen me,po bijte aty jane.Mbaje veten!

    • Shoku Fosco !
      A ka me Enverist se Sali Palla yt. Nuk i dilte shpirti te hynte ne bllok dhe tu sherbente perunjesisht Bllokmeneve. Harrove kur studentet bertisnin poshte diktatura, Sali Palla yt bertiste rrofte Ramiz Alia. Qenke palle fare. Ka 22 vjet qe na shurdhoi nga veshet dhe na dhembin syte kur e shohim. Pa u gjykuar Gerdeci dhe 21 janari, nuk ka qetesi shpirterore ne zemrat e vrara. Burgu eshte kapak floriri.

      • Megjithate bllokmenet me ne krye Nexhmije Hoxhen dhe XHELIL GJONIN jane votues dhe mbeshtets fanatike te PARTISE SOCIALISTE.Nuk jane aq budallenje ata qe te mos e dine se cila eshte partia e tyre e vertete.Ky eshte problem i joti dhe jo i atyre.Titulli “SHOK” eshte i imi po edhe i SHOKUT RAMA.Thuaj te kunderten.

        • Natyrisht si ti qe neshkruan “Fosco Dinuçi” dhe ti qe neshkruan “Joao Amazonas”, ish miq te dikurshem te Enverit, ose jeni pjese e tyre, pra gjysem shqiptar, ose bij bllokmenesh fanatike te kohes qe perendoi por qe e keni dredhur jo si dallandyshja por si laraska laramane. Ndaj ju jap te drejte me keto qe thoni se justifikoni lidhjet tuaja shpirterore me komunisto-fashistin unikal ne bote, qe po i reshqet jo vetem kemba por dhe pasuria e vjedhur .

  • c,lidhje ka me enverin kjo poezi,mir thot ,ka 22vjet qe ulerin, si nuk e gjen gje.kur e shikojme qe bertet ,qeslodhet duke cjerr ,themi teni do ti bjeri ndonje infart,ku gjen gjith ate forc ky njeri ,tamam lupo.

  • Arben duka ,je i pa arritshem.Kuraja dhe talenti yt jane pasuri e shqiperise jo vetem jotja. Na duhen shume si ti qe te dalim nga llumi ku jemi zhytur.Lexoj poezite e tua e s’ ngopem,degjoj kenget me tekstet e tua e kenaqem pa mase. Jam lexues i rregullt i gjithe shkrimeve te tua. je i pa arritshem.

  • Ti skifo duci a si e ke emrin se vetem njerezit e liq shkruajne me te tille emra po je trim dil perballe mos u mbulo me pseudonime qensh Arben Duka ka qene trim edhe ne kohen e xhaxhit si I thoni ju dhe ska pyetur biles ka bere edhe 6 muaj ne miniere per bidjet e tij Pse ngateroheni o njerez po ka me komunist se ujku Sali si skeni turp kur nuk arrini te kuptoni cfare mesazhesh percjell Arbeni per kete popull Turp tju vije qe mbroni kriminelet dhe hajdutete qe e kane kete popull me te ve=arfer sbehet

    • Po ky pra eshte njeriu i lig.T’i shkoje mbrapa dhe te jesh sherbetor i atij qe te ka shkelur e poshteruar dhe t’i sherbesh PS-vetem e vetem pse kjo eshte pasardhesja dhe vazhduesja e PPSH-se ky eshte problemi.Nuk ka faj nje francez i mencur qe thote”se diktatura e poshteron njeriun deri ne ate shkalle qe e ben te dashuroje ate”>

  • O Fosco Dinuci? 20 shkurti ua kemi futur ne,sepse natën Ramizi dergoi 4 sigurimsa te lironin dadot dhe bulonat e bustit të Enverit qe ua kish shkerdhyer para dhe mbrapa ju ish bashkpuntoreve te nazifashizmit!Duhej bere sepse erdhi urdhri…nese mban mend,me pare me urdher hoqem bustin e Stalinit ne Kucove, sepse duhej…Diten e hoqem,me makinat e naftes dhe vinxh e puntore….Por Enverin o dell nuk e hiqnim dot me rregull sepse Dinucet si emri qe mban ti varrosnin shtetin…U thirr dhe Saliu ne vilen 4 dhe u ra dakort per sy te Europes qe nuk jepte ndihma(ishte vertet krizë)të benim spektaklin me ju!Azemi dinte gjithshka…Pa lirimin e bullonave 36×4,nuk shkulej busti.E pe Sadamin si nuk ra dhe pse e terhoqen me kavo?U perthye,por nuk ra nga moslirimi i bulonave!Koqe, besuat se rrezuat Enverin!Ne ngritem Saliun!Ja dhe Islami sipas projektit!Rama nuk di nga keto,ndaj duhet frenuar! Eshte rrezik per të gjithe!Ketu je ne rregull qe do Saliun dhe nuk do Ramen!U bashkuam rreth Enverit!Jemi një!Urra!Ua futem ju dellave ish reaksionare!Mbetet tja fusim Rames!….

  • dhe ne presim hajër nga ..politik-hanet shqiptare! kush dreqin na ka mallkuar që kemi lind në kët soj rrace …pa pikë dinjiteti kombëtar…durojmë e durojmë e durojmë…a thua se do ngrihet skënderbeu nga varri t’na çlirojë nga hordhitë e hajdutëve dhe mashtruesve pusht-etarë…

  • Keta Foskot qe jane njerez te shplare nga çdo gje dhe ngrene larte kreminelet duhet tu gjendet vendi qe meritojne ,lereni se jemi demokraci etj… çdo gje duhet te vihet ne vendin e vete qe te funksionje shteti ligjor se po i patem keto ferra neper kembe keta nuk te lemne rehat se jane anti shqiptare te lindur.Gjejeni nga rrjedh ky fosko dinuçi dhe llafosemi pastaj,por populli nuk eshte budalla siç mendojne dinuçet -co.

    Arben Duka te lumte dora dhe mendja e ndritur qe ke,hallall qumshtin e nenes qe ke pire dhe çdo nene shqiptare do krenohesh me nje djale te tille trim me gjak vertete shqiptari.
    Kur do te shohim ne PARLAMENT o biri i shqipes…

  • Ti fosko dinuci mesa shoh dhe kuptoj me le te kuptoj se kemi te bejme me nje person qe ty te eshte ndryshkur memorja ose me mire te ka vdekur…..ju vjen turp apo nuk ju vjen turp kur ze ne goje diktaturen…..ajo kohe na ka goditur te gjitheve ke me shume e ke me pak por ti o njeri nuk paske as din e as iman ,,ti nuk njeh veten e jo me te njohesh ARBEN DUKEN.ti perpara tij je aq ivogel sa edhe mikroskopi nuk te shquan dot …ti ul veten ne kete rast ,,sepse qe te fyesh ARBEN DUKEN qe ky njeri i ka dhene kaq shume arit dhe kultures shqiptare sa qe ne dot i jemi mirenjohes per jete ….tekstet e kengeve dhe poezite e tij do te kendohen bres pas brezi ashtu si lexojme ne te para ardhesve tane…njeres qe fyejne e shajne ..njeres te rangut DUKA ata do te jene ose te mare ose njeres qe rojne per te ngrene nje cope e te bejne nje cope M……ME NJERES QE KANE MENDJEN TENDE VENDI YNE NUK BWHET KURE ….QOFSH TI QE JE ….

    • As nuk e kam ditur se kush eshte F.DINUCI.Fale ZERIT TE POPULLIT e kam te fixuar kete emer qe para 35 vjetesh.

  • Fiaskot nuk i mungojne Shqiperise . Per njerzit pa nder , dinjitet e personalitet nuk ja vlane barra qeran te meresh , Shikoni se cfar pseudonimi ka zgjedhur ky capacul …ate te ish sekretarit te P K I (m-l) . Asnjehere historia nuk ka mundur te shkruhet edhe pa zuzaret . ESHTE KOHA E MASKARENJVE

  • Gabimi me I madh i kti ujku qe thoni eshte nuk pastroj nga kjo toke qelbesirat aty ku hodhen qelbesiren Enver.Pra ata qe ne 91 u vune per te mbrojtur figuren e tij.Sot mendojn se u be deti kos dhe nuk lene gje pa shpif dhe sha.Po mos harroni dosjet do happen,dhe dalin sheshit kto qelbesira.Nuk do ndeshkohet,po do tregohen me gishte.Nuk duhet njeriu te marrin rolin e qenit.

    • Sa i “sinqerte” po tregohesh o Mark Ujku, natyrisht dhe shume budalla. Ujku, nuk eshte lloj shtaze siç kerkon ta prezantoje zotrote, i dobishem apo “ambientalist”. Ujku eshte kafshe mizore dhe vetem kelyshet e tij e quajne te dobishem, se i furnizon me ushqim. Ujku e ka konsideruar dhe e konsideron “detin kos” dhe lutet qe te kete vetem mjergull qe te beje kerdine bashke me kelyshet qe e ndjekin nga pas. Ate punen e dosjeve po e trajton tamam si ujku budalla, qe kur rrethohet nga te demtuarit, kerkon nje shteg shpetimi. 22 vjet çfare bene zotrote pse nuk i ke hapur dosjet, apo akoma hijenat dhe çakejte nuk kane mbaruar detyren qe ka dhene ujku per rregullimin e tyre sipas oreksit?!

  • Ujku ka vrare njerez te pafajshem,ka shkaterruar c do gje te mire dhe ka futur frymen e percarjes,kurse A Duka vetem shkruan .Ndryshimi eshte goxha i madh apo jo Fosco?

  • Bravo Arben Duka
    Se i qemton fjalet
    Po s’eshte vetem ujku
    Pas tij jane cakallet.

    Dhe keta te dytet
    Bashke jane njesoj
    Si ujq e cakej
    Jane te njejtit lloj

    Shihni kur bertasin
    Tek shohin Saline
    Si tuf lukuni
    Gjith me ulurime

    Dalin neper sheshe
    Vec duke bertitur
    Marrin frymezimin
    Nga nje i rohitur

    Nga mbrapa hienat
    Ujkut i bejne roje
    Rreth e rrotull tij
    Sa del ne foltore

    Ato qe ka thene
    Per 22 vjet
    Te njejtat premtime
    Na ben dhe sivjet

    Popull mos degjoni
    Ujkun kete radhe
    Mos i jepni voten
    Nga strofka te dale

    Se nuk ka me kohe
    Te udheheq marrezia
    Dhe te na denoje
    Me pas historia

  • Po del ujku ne tribune
    ne kerkim te votes
    kur s’ia jep t’i merr me dhune
    mu ne syte e botes.

    Bota po e merr ngadale
    punen e trukimit
    por ky ujk po ha si ngjale
    kutite e votimit

    Por kjo pune keshtu n’a mbeti
    qe ne kryemot
    bota na paska vendosur
    kujdestare te zote.

    Kujdestare – ambasadore,
    merri qysh te duash,
    po ke ndonje hall te madh
    atyre t’u thuash.

    Jane ata ne qosh te vendit
    qe me sherrin bejne biznes
    here jane shkaku i divorcit
    here te dasmes jane mblese.

    Si na ndodhi kjo mynxyre
    as e di e as n’a thone
    por Saliut ne fytyre
    s’i thone gje kur e tepron

    Hani,pini e rrezoni
    beni qejf si ne gosti
    ka dale ujku – megafoni,
    dora vete shoku Sali.

    Prit e prit te na ndihe bota
    seç u plakem dhe u tretem,
    nje Sali e lame qyshkur
    e prape tjeter Sali gjetem

  • O Arben te lumt pena ,zoti te ndihmofte ne Gjirokaster per te mar vota dhe te behesh deputet ,sepse aty do te jepet mundesia te flasesh pa dorashka per te gjith.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *