Doli ujku nëpër sheshe,
doli-ulëriu,
jo-mor-jo nuk ishte ujku,
po ishte Saliu!
Ujku bëri dëme shumë,
zullumin e trashi,
ndaj të pistë-të papranueshëm,
e deklaroi DASHI !
Ujku i zi i Viçidolit,
foli si me takt,
tha-se kundra xha Berishës,
nuk ka asnjë fakt!
Doli ujku-ulëriu,
në kohë të rrebeshit,
provat-faktet kundër Ujkut,
ulërijnë sheshit!
Ujkut ende s’i ka rënë,
më së paku Plasja,
ka dosja e tij e ndyrë,
nga zhvatja tek Vrasja!
Ujku futur nëpër salla,
tok me bagëtinë,
do të rikthehet në SHQUP,
të rimarë Partinë!
Luli pa çak e pa bam,
do ta përjashtonte,
si një mbeturinë koshi,
sikur s’ekzistonte!
Ujku nuk beson tek prralla,
djali dhe babaj,
ndaj dhe Lulin më të parin,
kërkon që të hajë!
Mbasi të hajë Lulëzimin,
ujku ynë sarhosh,
vendi-Kryetar PD-je,
do të mbetet bosh!
Fiks në 11 Dhjetor,
ujku “fitimtar”,
do të mbledhi në PD-ë,
Kuvendin Kombëtar!
Po Lulashi foli ashpër,
në dukje i qetë,
dhe tha-Kuvend Kombëtar,
për ujkun s’do ketë!
Dhe ja bëri më të qartë,
ujkut si gomar,
tha-PD-ja ka bërë zgjedhjet,
dhe ka kryetar!
Mos u sikletos-o ujk,
je fringo i ri,
zgjedhje pas nja katër vjetësh,
do ketë përsëri!
Si ç’e shkruam pak më lart,
je fringo i ri,
do jesh për zgjedhjet e tjera,
plot tetëdhjetë e dy!
Dhe politikën me Blinken,
e ndreqi qafiri,
është afruar të punojë,
si një qën kufiri!
Po u mblodh shpejt qënëria,
në Uashington,
thanë :”Saliun s’e pranojmë,
qen në gjirin tonë!.”
“Qën Saliun s’e pranojmë,
jo për punë Kuvëndi,
na duket kur e shikojmë,
dhe më qën se qëni!
Kohë kemi sa të duam,
të bëjmë sehir,
gjersa Saliu të shpallet:
“Qën dhe Ujk i mirë!.”
A.DUKA

Per Ujkun e zabelit dhe Cakallin e Surrelit
Ardhi pra koha vete,
(ose e solle ti or djale),
qe lidhur me ate Ujkun,
te te thom nje te vjeter fjale,
se te paret tane keto gjera i kane kaluar,
dhe prandaj kane nxjerre thenie te zgjuar,
pra pa e zgjatur fare po u kujtoj o shokeni,
“Ujku, ujku thone…por Cakalli po ben kerdi”
Rama: “Që nga koha e Skënderbeut në Shqipëri nuk ka vdekur njeri për bukë”
Por, statistikat e Eurostat dëshmojnë për të kundërtën. Sipas tyre në vitin 2019, pra në kohën kur Rama ishte në mesin e mandatit të dytë 50.8% e shqiptarëve ishte në rrezik varfërie, ose përjashtimi social. Shqipëria është sot vendi me gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik varfërie, ose përjashtimi social. Kurse ti zoti Duka merresh akoma me Saliun. Si ka mundësi? Mos vallë se po mos të bësh propagandën e pushtetit, edhe ti ngelesh papunë, e si rrjedhim në rrezik varfërie?!