CEZ Shpërndarje, shoqëria që administrohet aktualisht nga Sahit Dollapi po i vendos “mina” me shpërthim të vonuar qeverisë së re të pas-shtatorit. Pak ditë më parë u njoftua se CEZ Shpërndarja kishte nisur importin e energjisë. Por burime të sigurta të lidhura me tregun e energjisë bëjnë me dije për DITA-n se z.Dollapi po blen energji me kushtin që pagesa të bëhet pas 3 muajve, minimalisht nga tetori. Kjo do të thotë se Dollapi do e lejë me borxhe shoqërinë kur atë ta marrë nën administrim qeverisja e re. Dje ndërkohë e gjithë Tirana, vecanërisht zona e Bllokut ka patur ndërprerje të energjisë. Ndëprerjet kanë shkaktuar kaos në zonën e Bllokut ku ndodhen bankat kryesore, filialet kryesore të kompanive private celulare dhe disa nga zyrat qendrore të kompanive më të mëdha në vend. CEZ Shpërndarje e drejtuar nga Sahit Dollapi ka qenë vazhdimisht nën akuzë kohët e fundit për shpërdorime masive dhe abuzime me sfond të theksuar politik. Kjo shoqeri u përdor rëndshëm në fushatën elektorale të PD-së, duke devijuar fluksin e të ardhurave dhe burimet njerëzore thuajse hapur në fushatë. Ndërkohë akuza të shumta që vijojnë ka për abuzime em faturat dhe debitet e vjetra të kompanisë.
Edhe Dollapi, në fushatën pro-Bashës: “Doktori e do pa zhurmë”
Dje, z.Dollapi ka thirrur grupe-grupe anëtarët e PD-së brenda CEZ-it dhe të anëtarësuar të rinj, duke i udhëzuar ata të votojnë për Lulzim Bashën në zgjedhjet e djeshme për kryetar të PD-së. Burime të DITA brenda CEZ bënë me dije që në mbedhje është përdorur emri i Berishës dhe anëtarëve të PD-së u është thënë që të votojnë për Bashën pa folur shumë vërdallë: “Vetëm të mos bëhet zhurmë se Doktori do që të bëhet me delikatesë” – interpretoi një pjesëmarrës në mbledhje porositë e dhëna, sipas burimit të DITA.
Çfarë po ndodh mes Sahit Dollapit dhe ERE-s?
Edhe pse ERE e “bekoi ” vetë në Janar administratorin që do të bënte “ndryshimin”, i erdhi koha ta monitoronte pasi Administratori nuk i pyeti. Mirepo dhe kjo historia e monitorimit mbetet nje pikepyetje: ERE nuk e ka publikuar një raport monitorimi që duhej të dilte së fundmi për veprimtarinë e z.Dollapi, sikurse e kerkojne praktikat e saj te transparences; ERE e shtyu dy here me pretekstet e paraqitjes se sqarimeve me shenime nga ana e Dollapit. A është kjo nje farsë? Apo ERE ka harruar çdo me thene te monitorosh? Të monitorosh do te thote së pari që të marrësh pergjigje për të gjitha paqartesite dhe te marresh informacionin qe nuk te eshte dhene edhe pse e ke kerkuar. E pra, ERE ka bere kontroll në ambjentet e kompanise, në llogaritë e saj, dhe ka kontrolluar se çfare procedurash dhe rregullash ka zbatuar z.Dollapi gjate kesaj periudhe. Ndaj duket e tepert të “presësh sqarime të mëtejshme”. Eshte mëse e qarte se ERE krijoi skenarin e kerkeses per te dhene sqarime me shkrim per te shtyre mbledhjen per here te dyte, edhe pse kete here Dollapi kishte ardhur i pregatitur. (herën e parë u shty sepse përfaqësuesit e z.Dollapi thanë që nuk ndiheshin të përgatitur për t;u përgjigjur). Per te mos u dukur “e bute” me Dollapin ne mbledhje u moren vetem me çeshtjen e importit te energjise nga ana e kompanise. A thua se nuk ishte ERE qe ia kishte dhene bekimin Dollapit qe te merrte energjine e prodhuar ne surplus nga KESH me çmimin që vetë ERE ia kishte caktuar.
Në disa shkrime të mëparshme në DITA mbi këtë temë shumë të rëndësishme, kemi permendur se si ERE beri disa “sqarime” ne kontraten ndermjet KESH dhe CEZ. dhe keshtu Dollapi fitoi kohën për t’ia “menderosur” ERE-s. Doli te nesermen menjehere ne konference per shtyp që të përrallisë atë që donte Dollapi, jo çfarë ERE i kërkonte të përgjigjej. Dhe keto perralla z.Dollapi i tregoi perpara nje audience qe ndoshta nuk e ka informacionin se çfare “gatuhet” në CEZ-Shperndarje.
Administratori Dollapi liston “arritjet” e veta:
– se si ka ulur shitjen dhe arketimet dhe ka rritur humbjet (ironi kjo) – pra se si per periudhen 5 mujore (edhe pse i ka rezultatet 6 mujore qe ne fillim te muajit) nuk i ka rritur arketimet sepse nuk ka raportime te sakta dhe nuk ka audituar njeri cfare behet ne kompani prej 6 muajsh – ajo qe ka qene e dukshme ka qene investimi i kompanise ne fushaten elektorale te PD, po jo ne veprimtarite e saj operacionale.
– se si ka shlyer detyrimet e vjetra – por nuk informon asnjë rresht se sa detyrime te reja ka gjeneruar kompania nderkohe
– se si arriti te zhbllokoje llogarite e kompanise – po ketu harrohet nje detaj se u investuan te gjitha institucionet shteterore per te zhbllokuar llogarite e kompanise, pasi vete ato institucione e kishin krijuar kete skenar ndaj administrimit te meparshem….e ndaj tani duheshin me shume para ne dispozicion per fushaten.
– se si ka ulur shpenzimet, po harron z.Dollapi se 60 % e kostove te kompanise perbehet nga blerja e energjise qe importohet per humbjet, dhe se kete energji e emori nga KESH me cmim te ulet (nen bekimin e ERE-s) duke anashkaluar cdo parashikim te modelit te tregut. Keto “lehtesira” nuk mendoheshin fare te beheshin nga ana e ERE-s nje vit me pare…
– se si ka instaluar 20 mije matesa – nje zot e di nese i ka instaluar apo jo, se kush ka bere monitorim ne terren – ama eshte e sigurte qe ata 20 mije matesa jane blere nga Dollapi.
-dhe perralla vazhdon. Mbledhja eshte shtyre dje “per here te trete” duke pritur pergjigjet e papara te Dollapit. Dhe ERE prêt!
Ku është raporti? Dhe pse shtyhet e rishtyhet?
ERE thotë që ka nje raport monitorimi, te cilin nuk e ka publikuar ende. Në një bisedë me DITA drejtues të ERE pranuan që nga konstatimet e grupit te monitorimit ka shkelje nga ana e Dollapit të atilla që mund të përbëjnë arsye të mjaftueshme edhe për një kërkesë për shkarkimin e tij. Por pse nuk publikohet ky raport? Dhe përse mbledhja ku z.Dollapi duhet të përballet me përfundimet e këtij raporti shtyhet vazhdimisht (dje, për herë të tretë)?
Çfarë do ndodhë neser kur te hapet proces auditimi dhe investigimi i veprimtarise se ERE-s dhe Dollapit? Pasi eshte mese e sigurte qe do te kete proces te tille, sepse konflikti me CEZ Group nuk eshte zgjidhur ende – keshtu citon Banka Boterore ne takimin me mediat ne daten 11.07.2013.
Gropa ne kompani sa vjen dhe thellohet dhe natyrisht qe pergjegjesia bie mbi qeverine Berisha, ERE-n, Dollapin dhe drejtuesit nen varesine e tij. Kurse fatura financiare bie mbi qeverine e re, e cila do te perballet jo vetem me nje situate energjetike te veshtire, por dhe me nje proces arbitrazhi qe do te prodhoje nje fature-ekstra. Kjo, pasi periudha nen administrimin e Sait Dollapit do te coje ne nje rivleresim te pretendimit te CEZ a.s.
BB: Po negociojme akoma per zgjidhjen e konfliktit te CEZ
Shefja e Bankës Botërore Kseniya Lvovsky në takimin me mediat, në mbyllje të mandatit të saj në Shqipëri, vlerësoi se 2013 ishte një vit i vështirë për ekonominë e Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit. Duke iu përgjigjur pyetjes për konfliktin e shtetit shqiptar me kompaninë CEZ Group, Lvovsky theksoi se BB do të angazhohet me qeverinë për të negociuar me CEZ. “Do angazhohemi me qeverinë për të negociuar me CEZ, pasi CEZ është nën menaxhimin e shtetit, por ende nuk është zgjidhur cështja e pronësisë. Ajo që është kyce është përmirësimi i sektorit të shpërndarjes. E ka në dorë qeveria se kur do jetë momenti për ta riprivatizuar”, tha Lvovsky.

ik o se te erdhi ora per te vdekur o dashnorja e Saliut
Ky monster, shpellar 24-karatesh, eshte kushuri i Sali Berishes. Ka masakruar kompanine, riktheu ne pune hajdutet qe hoqen Ceket dhe ndjek nje kurs strikt qe con para direkt ne xhepet e Familjes. Ne rast se edhe ky i shpeton burgut nga abuzimet qe ka bere, askush tjeter s’ka te drejte te denohet.
Lorenc,krahas mendimit tend ky palaco Hajdut dhe Hajnat e tij duhet dhe do shkojne pa tjeter ne burg me gjithe keto felliqesina qe kane bere.Edi Rama duhet ta filloje pastrimin nga keta pislliqe si Dollapi,Shkembi,Zeneli,Lami,Kasapi,Lengo e shume e shume Hajna te tjere qe jane duke vjedhur cdo dite,dhe duke i lene popullit nje fature marramendese.Te gjithe ”dashnoret”e Saliut te shkojne para Drejtesise.Te zgjohen instancat e Shtetit se ne CEZ gjendja eshte katastrofike.
TA QEROJME KETE EDEPSEZ SE NA VODHI NA MASHTROI
QELBESIRA FYTYREKAVA MIU I HALEVE DHE PUSETAVE
Ky hunderri Dollapi eshte fytyra me e keqe e PD. Eshte goxha bythelepires. Eshte i vetmi profesion qe ben mire ky legen. Ore po nga i gjene PD njerezit me te poshter fytyrat me te urryera. Po ka bir nenash qe te marrin gjak ne vetull dhe ke qejf ti shohesh njerez me shkolle qe kane studiuar neper bote. Nga dalin keta minj haleje dhe marrin poste apo vicidolas hesapi ky si duket.
Dollapi po ben nje krim tjeter me te madh ne kurriz te abonenteve. Ne sistem eshte ulur artificialisht gjendja e leximit te matesve te ambjenteve te perbashkete dhe per muajin korrik 2013 konsumi i ambjenteve te perbashket do dali fiktivisht me i larte dhe do tju ndahet familjareve me shume energji e ambjenteve te perbashket. E gjithe kjo per te fallsifiluar rezultatin e humbjeve dhe per tja ngarkuar keto abonenteve.
Njerez shikoni me kujdes sa do tju vije fatura e energjise per muajin korrik. Shikoni me vemendje sa do jete konsumi i energjise per ambjentin e perbashket.
Me kete surrat dhe banden i tij duhet te merret
drejtesia.Pislleqet dhe vjedhjet e tij dhe bandes
se tij jane pa fund.
Thote se po importon 4000 Mwh ne dite kur duhet
te importonte te pakten 7200 Mwh.
Thote se ka ulur humbjet por ne fakt ka shtyre
daten e leximeve.(Po te shtysh daten e leximeve
3 dite humbjet “zvogelohen” 10%.
Thote se po shlyen borxhin por ne fakt borxhi
qe i ka KESH-it eshte rritur.
Puna e pare qe duhet te beje Rama eshte te shka
koje me ceremoni CEZ-in dhe kete karaduze.
Pastaj t’i beje nje audit transparent veprimtarise
se Dollapit dhe bandes se tij.
Une mendoj qe qeline t’ja vene ngjitur me saliun, se jane te dy shpellare dhe ju shkon muhabeti
ky bajge e keqe duhet te paguajè njè x njè
KY DUHET KALB NE BURG SE DHE BEN SI I FORT DHE BYTHLEPIRS KAMIKAZ NE KET MOSHE