Dollari drejt 128 lekë, euro qëndron e fortë në tregun shqiptar

redaktor

Qëkurse Banka Kombëtare e Zvicrës hoqi fashën mbrojtëse të monedhës së saj kundrejt euros, e po ashtu u shënua ulja e çmimit të naftës në bursën ndërkombëtare deri në 44 dollarë për fuçi, monedha e përbashkët evropiane ka shënuar zhvlerësim të dukshëm nga dollarit amerikan. Por kjo ka ndodhur në tregjet ndërkombëtare e jo në tregun shqiptar.

Dollari është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe dje sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë ishte 127.78 lekë, euro ka mbajtur pozicion të fortë ndaj monedhës tonë. Madje aktorët e tregut presin që dollari të shkojë në 140 lekë, në rast se monedha e gjelbër do të shkojë në raportet 1 me 1 me euron, në tregjet ndërkombëtare.

Rritja e dollarit në Shqipëri lidhet me sjelljen e tij në bursat ndërkombëtare. Euro arriti një rekord të ri të ulët të 11 viteve kundrejt dollarit ditën kur Banka Qendrore Europiane (ECB) po përgatitej për të dhënë detaje të programit të saj stimulues prej 1 trilionë eurosh. Monedha e përbashkët ra në $1.1026, niveli më i ulët që nga shtatori 2003. Rënia e euros erdhi teksa dollari vazhdoi të ecte mirë, si rrjedhojë e basteve se Rezerva Federale –në kontrast të plotë me ECB – po shkon drejt rritjes së parë të interesave këtë vit, në pothuajse një dekadë.

Është euro ajo që ka një sjellje krejt të kundërt nga bursat ndërkombëtare. Në tregun e brendshëm, gjatë ditës së djeshme, euro është forcuar duke qëndruar në nivelin e 140.26 lekë, pavarësisht rënies së saj të fortë në bursa. Specialistë të fushës pohojnë se kërkesa për euro është e lartë për disa arsye. Ata shprehen se “kur ka rritje të dollarit në tregun e brendshëm, tregtarët synojnë që të blejnë euro, duke rritur kërkesën për monedhën e përbashkët”.

Nga ana tjetër kërkesa natyrale për euron vijon të jetë e lartë, kryesisht nga bankat, që blejnë për llogari të klientëve të tyre. Po kështu në një vëzhgim më të specializuar ka dhe një këndvështrim tjetër me atë çfarë po ndodh me dollarin dhe euron kundrejt monedhës shqiptare. Mendohet që euro dhe leku po zhvlerësohen paralelisht kundrejt dollarit dhe ndaj po ndodh që euro mbetet ende e qëndrueshme në tregun e brendshëm.

Por ka dhe një mendim tjetër, në treg ka më pak euro dhe kur një produkt është me pakicë mbetet me çmim më të lartë në treg. Specialistët mendojnë se më këtë tendecë dollari do të prekë nivelin e 140 lekëve, por nuk janë ende në gjendje të japin një përgjigje nëse euro të të vijojë të ketë këtë qëndrim ndaj monedhës shqiptare apo do të ketë rënie të saj.

Forcimi i Euros në vitin 2008

Ekonomia botërore shënoi krizë të rëndë në vitin 2008. Kjo erdhi si pasojë e krizës financiare që nisi në ShBA në vitin 2007 dhe mori përmasa më të gjera në mesin e vitit 2008, duke rritur shtrirjen gjeografike në vendet e zhvilluara evropiane dhe më pas në vendet e Evropës Qendrore e Lindore. Kolapsi i tregut të kredive hipotekore solli zhvlerësimin e vazhdueshëm në bursë të aksioneve të institucioneve financiare, duke bërë që kriza të përcillej në segmente të ekonomisë.

Këto kushte detyruan institucionet vendimmarrëse të zbatojnë politika monetare lehtësuese për t’i dhënë frymëmarrje tregut, si edhe paketa fiskale për të rritur besimin e publikut në sistemin financiar dhe për të ndihmuar bankat dhe industritë e tjera të mëdha në vështirësi falimentimi, në disa raste duke shtetëzuar një pjesë të tyre. Inflacioni mesatar në nivel global shënoi vlerën 3.5 për qind për vitin 2008, nga 2.1 për qind që ishte në vitin 2007.

Ishte pikërisht ky moment kur monedha evropiane mori një vlerësim në tregun shqiptar, duke krijuar madje dhe frikë. Që nga ajo periudhë euro ka shënuar rritje të vazhdueshme në vlerësimin ndaj monedhës shqiptare, duke qëndruar dhe sot e fortë, kur në bursën ndërkombëtare ajo po shkon drejt barazimit me dollarin.

Share This Article
8 Comments
    • Në kursin e lartë të dollarit më duket se ndikon ulja e euros për shkak të protestës së saliut të enjten. Ky,d.m.th saliu, kërkon ta kalojë Euron në krizë duke hedhur në tregun militant 1000 euro për çdo “diversant” protestues! Ja ky është lajmi i fundit që lidh krizën e euros me krizën protestuese të saliut. Në vijim do t’ju sjellim të tjera lajme. Tung!

      • Z.Zaimi :Na thuaj ndonje te re per motin sot dhe neser se je shume i sakte.Me siguri qe duhet te jeshe me LSI ose te ka premtuar Likja se do te te beje President si Sala, Jarin.

        • Ky rasti “Lori” këtu demonstron qartë sesi sigurimsja me pseudonim informon eprorët për një njeri legal me emër e mbiemër. Hë thoni tani që sigurimsat nuk ekzistojnë në këtë kohë. Ja ku e kini qartë “Lorin” e cila paragjykon dhe spiunon një njeri që meret me mënd se nuk e njeh fare !!!! Njerëz të tillë njohin vetëm spiunimin dhe pseudonimin.

          • Komit 3 nuk e ke keq por si t’ja bëjmë që ka shumë lori pseudonimsa. Janë si fara e sinapit. Janë ilegalë e të pabesë dhe aleatë të saliut. Vetëm prapa shpine dinë të qëllojnë. Respekte !

          • Mos u merni me lorin se do të ikin treçereku i spiunëve nga forumet. Lëreni Lorin të spiunojë se do ta sëmurni. Nuk rrihet pa spiunë… Pafshim!

  • monedha e Saliut eshte sallatori, sa here ngrihet dollari hyn Saliu me ilaçe dhe ngrihet kursi i sallatorit, sa here ulet dollari fut Saliu Paloqen dhe sipas parashikimeve te Jozefines shkon per lesh ajo pune

  • Si nuk komentoj njeri per ate qe esht shkruar ne artikull,por per saliun e ramen!
    Dollari vazhdon vleresimin por aman fuci e naftes qendron tek 50$pra kemi te bejm me nje spekullim ku printimi i euros nga banka qendrore mundet qe te sjelle nje qendrushmeri e stabilitet vetem tek vendet e kapura nga kriza me papunsi te larte por qe mundet te sjelle nje inflacion qe do ta beje ekonomine mes $e € nje rivalitet te forte ndaj monedhave te kontinentit tjetr aziatik ne ekonomit e tyre!
    Megjithate mbetet bursa ajo qe shpreh me qarte varjantet ne ekonomi e spekullimet ndaj monedhes euro!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *