Dollari amerikan vazhdon të forcohet me ritme të shpejta ndaj Lekut. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se këtë të premte monedha amerikane vendosi një rekord të ri shumëvjeçar duke kapërcyer kuotën 120 lekë.
Më saktësisht sipas bankës, një Dollar amerikan po blihet në tregun e brendshëm me 120.7 lekë kur disa muaj më parë këmbehej me më pak se 100 lekë.
Por monedha amerikane nuk është e vetmja ndaj të cilës Leku po humbet vlerë javët e fundit. Të dhënat tregojnë se përjashto Euron, monedha vendase po zhvlerësohet ndaj të gjitha valutave kryesore.

Si spjegohet që euro në raport me dollarin ka rënë aq shumë sa s’mbahet mënd mirpo kêtu nuk bie dhe mbetet në vënd!? A ka ndonjë financier që di ta spiegojë? A ka ndonjë pisllëk në këtë mesele? Tung!
Kur fillojn e ti fshehin eurot,njeher ne qilar e njeher neper bankat perjashta vendit,e nuk investojn per ti hapur pune fukarajt vetvetiu kjo zhvleresohet vetvetiu!
Nuk e di nese qeverisin kryeministrat apo banka qendrore europiane?
Gjithnje lekun vleren e tij e leviz ekonomia dhe kur ekonomise nuk i pershtatet nje lek i forte,atehere ri atje ku eshte ne kto kuota 1.40