Dominimi në formacionin e vitit ka nuanca bavareze dhe madrilene

Dita

4-3-3 është skema ideale për skuadrën ideale të FIFA-s dhe FIFPro ku Manuel Neuer ruan katërkëndëshin pas suksesit në Botëror dhe formës së shkëlqyer të treguar me Bayernin e Mynihut gjatë vitit të shkuar. Gardiani gjerman nuk kishte konkurrentë në rolin e tij. Në mbrojtje, përveç surprizës Luiz, në qendër të mbrojtjes rreshtohet braziliani tjetër Thiago Silva ndërsa krahët i mbulojnë Filip Lahm dhe Sergio Ramos. Ky është viti i pestë që spanjolli vendoset në formacionin më të mirë.

Dominimi në formacionin e vitit ka nuanca bavareze dhe madrilene pasi në treshen e mesfushës rreshtohen Angel Di Maria, tashmë te Manchester United, Andres Iniesta dhe Toni Kroos ku ky i fundi pas disa sezoneve stratosferike me Bayernin e MYnihut zgjidhi eksperiencën spanjolle me Realin e Madridit.

Gjigandët e Bundesligës e furnizojnë formacionin e vitit me një tjetër emër. Ai është holandezi Arjen Robben që shoqëron të përhershmit Cristiano Ronalo dhe Lionel Messi. Në total, Reali dhe Bayerni përfaqësohen me nga tre futbollistë, ndërsa Barcelona me dy. Fifa dhe FIFPro e caktojnë ekipin më të mirë të vitit në bazë të një votimi që bëhet nga futbollistët profesionistë në të gjithë botën. Lista paraprake përbëhej nga 55 kandidatura me 5 portierë, 20 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe po kaq sulmues.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *